Shko te përmbajtja

SYTË

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
SYTË
Anëtar/ët
  • Nita Kaja
  • Drin Tashi
Uebfaqjahttps://www.syteband.com

SYTË është grup muzikor me bazë në Nju Jork, Shtete të Bashkuara të Amerikës.[1]

SYTË u formua në Prishtinë, Kosovë në vitin 2018 nga vokalistja Nita Kaja dhe producenti Drin Tashi. Dyshja shumë shpejt u zgjerua në një grup me katër anëtar kur Fatlind Ferati dhe Granit Havolli u bashkuan me grupin.[2] Publikimi i tyre i parë është EP-ja, e cila doli më 12 korrik 2018.[3]

Në 2018, ata performuan në festivalin Sunny Hill Festival[4], dhe në 2019 në festivalin Pop-Kultur Berlin Festival.[5][6]

Në gusht, 2019 ata kanë publikuar single-in e tyre "Feel It All"[7] dhe në mars, 2020 single-in e tyre "Tail Light"[8], duke njoftuar publikimin e albumit të tyre "Divine Computer"[9].

Kënga "The End" u rendit në tabelën muzikore shqiptare "Top Awards" në janar 2021.[10][11]

Në prill 2021, ata bashkëpunuan me artisten nga Londra Qendresa, për të publikuar këngën e tyre dhe videoklipin "Up in the Air".[12]

Në vitin 2022 ata publikuan dy këngë. Këngën "Where Did The Love Go" në mars,[1] dhe këngën "Sirena" në shtator.[13]

Ata u zhvendosën në Nju Jork në fund të vitit 2022, dhe u futëm në skenën muzikore të qytetit duke luajtur në salla koncertesh si "Baby's All Right", "Elsewhere Zone 1", "Pianos", "Our Wicked Lady", etj. Në vitin 2023, ata publikuan tre këngë: "Bungee Jumping", "Yous For Life"[14] dhe "I'll Take You". Këto këngë pastaj u bënë pjesë e EP-së "You Know That, Right?" e cila u publikua më 3 nëntor 2023.[15] "You Know That, Right?" u shfaq në listat e Spotify si "Fresh Finds", "New Pop Picks" dhe "Good Vibes", dhe gjithëashtu SYTË ishin në kopërtinën e listës "Fresh Finds Pop".

  • Divine Computer (2020)
  • EP (2018)
  • You Know That, Right? (2023)
  • Feel It All (2019)
  • Tail Light (2020)
  • Up in the Air (2021)
  • Where Did the Love Go (2022)
  • Sirena (2022)
  • Bungee Jumping (2023)
  • Yours For Life (2023)
  • I'll Take You (2023)
  1. 1 2 "SYTË Search For Love in Cinematic Visual For "Where Did the Love Go"". Ones to Watch (në anglisht). Marrë më 2022-09-27.
  2. ""Sytë" për dashuri e muzikë". KOHA.net. 18 nëntor 2018.
  3. "NJIHUNI ME "SYTË", BANDA MUZIKORE QË PO SJELL RISI NË MUZIKË". electronicbeats.com.al. 25 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 15 shtator 2020.
  4. "Nis zyrtarisht festivali "Sunny Hill", artistët e parë ngjiten në skenë, gjithçka gati për performancën e Dua Lipës". Kultplus.com. 10 gusht 2018.
  5. "POP-KULTUR 2019: OUR TOP 5 ACTS". lockmag.co.uk (në anglisht). 17 gusht 2019.[lidhje e vdekur]
  6. "SYTË at Pop-Kultur 2019". Pop-Kultur.berlin (në anglisht). 23 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 15 shtator 2020.
  7. "SYTË VJEN ME NJË PROJEKT TË VEÇANTË "FEEL IT ALL"". INSAJDERI.com. 2019.
  8. "Kosovo-based outfit SYTË delivers a coming of age gem with "Tail Light"". thelineofbestfit.com (në anglisht). 6 mars 2020.
  9. "Prištinski alt-pop band SYTË objavio album 'Divine Computer'". ravnododna.com (në kroatisht). 15 shtator 2020.
  10. "16/01/2021". Top Awards | Top Channel (në anglisht). 2021-01-16. Marrë më 2022-10-10.
  11. "Njihuni me SYTË, jo ata të ballit…". Top Awards | Top Channel (në anglisht). 2021-01-11. Marrë më 2022-10-10.
  12. Jones (2021-05-01). "SYTË Finds Home "Up in the Air" With Enlightened New Single". The Hype Magazine (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-10.
  13. Odutola, Tayo (2022-10-06). "SYTË share new single "Sirena" [Video]". EARMILK (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-10.
  14. Gable, Jake (2023-09-01). "SYTË unveil sultry new seductive single 'Yours For Life'". CULTR (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-01.
  15. "SYTË – "YOU KNOW THAT, RIGHT?"". www.wonderlandmagazine.com (në anglisht). Marrë më 2024-02-01.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]