Jump to content

Sabri Çiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sabri Çiku (Fushë-Muhurr, 10 prill 1939 - 1999) ka qenë inxhinier shqiptar.

U lind në Fushë-Muhurr të Peshkopisë. Në moshën 8 vjeçare mbetet jetim dhe në gjendje të keqe ekonomike. Shkollën fillore e mbaron në fshatin e lindjes, ndërsa arsimin 7 vjeçar e përfundon në Peshkopi në konvikt shtetëror. Pas kësaj periudhe ai shkon si nxënës i shkollës së mesme të ndërtimit në Tiranë. Pas përfundimit të shkollës me rezultate të mira dërgohet nga shteti në Bashkimin Sovietik si student në shkollën ushtarake të aviacionit në Shadrinek e Krasnodar, në specialitetin e Shturmanit Bombardues. Në vitin 1961 pas prishjes me sovjetikët, duke qenë me rezultate të shkëlqyera në mësime ai dërgohet në Kinë për të studiuar në të njëjtin specialitet. Në vitin 1963 kthehet nga Kina me një karakteristikë mjaft të veçantë si student i shkëlqyer, por për arsye shëndetësore nuk mund të vazhdojë të punojë në aviacion dhe filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Porteve në Durrës. Studion dhe diplomohet për Inxhinieri Ndërtimi. Në vitin 1970 ai kalon drejtor në Ndërmarrjen Komunale Banesa të këtij qyteti, ndërsa në fillim të viteve 80-të ai nis punën si Drejtor i Kantierit të Mbrojtjes. Realizoi disa objekte të rëndësishme mes të cilave Spitalin Sekret të Durrësit. Ka marrë disa dekorata dhe medalje të ndryshme. Ndahet nga jeta në moshën 60 vjeçare në ndërrim të shekullit, në vitin 1999.