Sabri Fetah

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sabri Fetah Berkel (1907-1993) ka qenë një artist tjetër shqiptar, piktor i njohur që la gjurmë të ndjeshme në artin dhe kulturën e një vendi tjetër, në Turqi.

Në historinë e artit turk ai vlerësohet për kontributin e çmuar në fillimet e afreskut në Stamboll. Gjatë gjithë kohës ai punoi si pedagog në Akademinë e Arteve dhe me krijimet në pikturë ka qenë një nga përfaqësuesit më të njohur të artit bashkëkohor turk. Sabri Fetah (Berkel) studioi në Firence në të njëjtën akademi me Abdurrahim Buza, por ndërsa Buza u kthye në Tiranë, Fetahu pasi qëndroi edhe dy vjet në Itali më pas u vendos në Turqi. Në vitin 1983 erdhi për herë të parë në Tiranë, për të shoqëruar ekspozitën e artit turk, por veprat e tij nuk i pranuan të ekspozoheshin pasi i përkisnin pikturës moderne, rreptësisht të ndaluar në atë kohë në vendin e origjinës së tij.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]