Sabri Tuçi
Sabri Tuçi lindi në qytetin e Krujës më 1916. Ndoqi dhe mbaroi studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve në Romë, në Itali. Është bashkëkohës me piktorët e njohur shqiptarë, si: Ibrahim Kodra, Foto Stamo, Andrea Mano, e plot e plot të tjerë.
U kthye në atdhe në vitin 1942. Përjetoi vitet e luftës si shumë të rinj antifashistë. Në vitet e para të mbasluftës u vendos në Durrës, ku jetoi e punoi deri sa ndroi jetë në vitin 1992. Një jetë të tërë gdhendi gurin e mermerin, derdhi në bronx portrete luftëtarësh e heronjsh, portrete fëmijësh e nxënësish, vajzash e djemsh. Vepra që zbukuronin galerinë e arteve dhe nderonin qytetin tonë. Pjesëmarrës në konkurse dhe ekspozita kombëtare. I njohur dhe i vlerësuar jo vetëm në rrethet artistike të qytetit, por edhe të vendit. I njohur dhe i nderuar nga të gjithë qytetarët si artist, por për shumë ish nxëns edhe si mësimdhënës i gjuhës angleze në gjimnaz, në vitet 60 të shekullit të kaluar. Është nderuar me titullin “Skulptor i Merituar”.