Sacramento
Sacramento
Sacramento | |
---|---|
Qytet | |
![]() Pamje nga Sacramento | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.010) 466.488 |
Faqja zyrtare | www.cityofsacramento.org |
Sacramento (shqiptohet Sakramento) është kryeqyteti i shtetit të Kalifornisë të SHBA-së, dhe qendra e rrethit Sacramento. Ai ndodhet në vendin e bashkimit të lumit Sacramento dhe lumit Amerikan në Luginën Qendrore. Me një popullsi prej 486.189 (2010), ai është qyteti i shtatë më i madh në Kaliforni. Qyteti u përmend nga Time magazine si qyteti më i integruar në Amerikë në 2002.
Sacramento u bë një qytet nëpërmjet përpjekjeve të Xhon Sutter, një emigrant zviceran, dhe James W. Marshall. Gjatë kërkimeve të arit në Kaliforni, Sakramento ishte një pikë e madhe e shpërndarjes, një qendër tregtare dhe bujqësore, si dhe një stacion për trenat, anijet, telegrafinë, dhe hekurudhën e parë ndërkontinentale.
Universiti Shtetëror i Kalifornisë, në Sacramento, është universiteti kryesor lokal. Ai është një nga 23 kampuset e sistemit Universiti Shtetëror të Kalifornisë. Universiteti i Kalifornisë, Davis (Deivis) ndodhet 24 km në perëndim të Sakramentos. Qendra Mjekësore e Universitetit të Kalifornisë, Davis, një spital kërkimor i njohur botërisht, ndodhet në qytetin e Sakramentos.
Në Sacramento, California jetojnë 466488 banorë (2010). Qyteti ka një sipërfaqe prej 259.273 km2 (100.105 sq mi) dhe lartësi mbidetare prej 9 m (30 ft). [1]
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Sacramento". Geographic Names Information System. United States Geological Survey. Marrë më 28 janar 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
