Jump to content

Salih Muqaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Salih muqaku)
Salih Muqaku
Salih Muqaku
Emri i lindjesSalih Krasniqi
Pseudonimi/etRrufeja
Varrosur në
Në aleancë meUÇK
Vite shërbimi1992-1999
GradaLuftëtar i Lirisë
Betejat/luftratLufta e Kosovës  

Salih (Sejdi) Krasniqi, i njohur nga shokët si Salih Muqaku apo Rrufeja, u lind në fshatin Nekovc me 24.04.1962. Salih Muqaku rrjedh nga një familje patriotike, i rritur e i edukuar nëpër odat Drenicake, ishte daja i Heroit të Kosovës Imer Alushanit dhe Muhamet Gashit. Lidhja farefisnore me Imerin bëri që të ketë raporte të pa ndërprera me të dhe së bashku të zhvillojnë ilegalitetin në Drenicë. Teksa UÇK-ja po rritej çdo ditë, Salihi me shokë si Shefket Muhedini, Isak Musliu, Gani Kastrati, e të tjerë, ndryshe quheshin Dhjetëshja e Imer Alushanit. Me 9 maj 1998, në Llapushnik zhvillohen luftimet e para në këtë pjesë të Drenicës. Salihu me shokë gjendet në ballë të luftimeve. Nga ajo ditë, me inciativën e Imerit, bllokojnë Grykën e Llapushinkut e cila u bë pikë e pa thyeshme për armikun. Gjatë asaj kohe formohet njesiti Çeliku Komandant i të cilit ishte Fatmir Limaj. Ky njesit, i cili në radhët e veta kishte dhjetëshen e Imer Alushanit, bëri bujë të madhe. Deri me 26 korrik, Llapushniku asnjëherë nuk mundi të kalohej nga armiqtë. Gjatë kësaj periudhe, Salihu mori pjesë në shumë beteja, si në Fushtic, Carralaev, Rahovec e Zborc. Aty ku bëhej lufta ky njesit pa hezitim i shkonte shokëve në ndihmë. Me 25 Korrik armiku mori ofensivë të madhe për ta thyer këtë pikë e cila i kishte bllokuar një pjesë të madhe të Kosovës. Teksa zhvillohej luftë e ashpër nga afër, plagoset rëndë luftëtari Fetah Zogu, i njohur si Osa Kuka, person të cilin Salihu trimërisht e mbart në shpinë duke e tërhequr nga fronti i betejës. Pas rënies së Grykës, Salihi, së bashku me njesitin Çelik, bëri bazën në Kleqk e mori pjesë në themelimin e pikës në Ranc të Shtimes. Malet e Berishës mbeteshin të pa shkelur nga armiku falë veprimit Brigadës 121 të Kumanovës. Salih Muqaku pati rol kyç në logjistikën e kësaj Brigade së bashku me shokët Xhevat Krasniqi, Besim Shuradhaj e Muhamet Xhemajli. Kjo katërshe mbarte mbi supe furnizimin me ushqim. Deri në përfundim të luftës Salihu veproi në Kleqk. Pas përfundimit të luftës merrej, ishte i papunësuar, merrej me aktivitete sportive dhe iu shkruante poezi shokëve dëshmorë. Salih Muqaku ndërroi jetë me datë 13.07.2018 dhe u varros në pjesën e veteranëve, në varrezat e dëshmorëve, në Kleqk. Salihi la pas vetes bashkëshorten Arifa dhe femijët, Albertin, Qendrimin dhe Alberinen.