Sallatë me rrepa
Appearance
Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit sepse atëherë rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëkura dhe lahen mirë, ato grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.
Shënim: në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
Për 500 g rrepa duhen :
- vaj 3-4 lugë,
- uthull 2 lugë,
- pak majdanoz dhe kripë,
- sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet dhe salcë kosi.