Sallatë me speca të pjekur
Appearance
Për këtë sallatë zgjidhen speca të mëdha me tul, piqen në zjarr të ngadalshëm dhe pasi të jenë pjekur u hiqet cipa dhe farëzat. Priten në formë rripash, vendosen në pjatë, u hidhet vaj ulliri, uthull, kripë dhe hudhra të shtypura.
Përbërja : Për 1 kg speca duhen:
- Vaj ulliri 4-5 lugë,
- uthull 2-3 lugë,
- hudhra 1 kokërr,
- kripë, piper sipas dëshirës.