Sami Luma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sami Luma ka lindur më 15.11.1958 në fshatin Kraishtë, të komunës së Lypjanit. Nga viti 1979 gjer më vitin 1985 ka vijuar Shkollën e Lartë Pedagogjike, të cilën e ka përfunduar me sukses. Pas diplomimit punësohet në arsim, ku përgjatë përvojës 26 vjeçe ka dhënë kontribut në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë. Për sa i përket aktiviteteve politike, duhet veçuar se nga viti 1991 e gjer më vitin 2000 ka qenë kryetar i degës së Partisë Republikane. Është antar i Lëvizjes Vetëvendosje.