Sanije Berisha
Sanije Berisha ka lindur në Skenderaj më 23.08.1952. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) e kreu në Mitrovicë. Vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Juridik), ndërsa ato i ndërpreu pasi që u punësua në Televizionin e Prishtinës si montazhere filmike e kategorisë së parë. Gjatë luftës në Kosovë ka kontribuar në UÇK-në sepse në rradhët e UÇK-së kishte bashkëshortin Enverin dhe dy djemt Lorikun dhe Ilirin. Më 10 maj 1999 Iliri ra dëshmor i Kombit. Trupi i Ilirit u gjet në Batajnicë në Serbi me 21.09.2006.
Sanije Berisha në qërshor të vitit 1999 punoi si vullnetare në OJQ Shoqata e gruas Gjakovë.
Pas një viti punë vullnetere Shoqata e Gruas vazhdoi punën me projekte të ndryshme për gra dhe qytetare të Gjakovës me rrethinë, ku dhe aktualisht punon. Sanije Berisha është aktiviste që nga e dita e parë e formimit të Lëvizjes Vetëvendosje.