Saranda, romancë joniane
Saranda, romancë joniane Film ne DVD. Regjisori: Virgjil Kule. Shtepia kinematogragike: "Fast Track Albania".
Zona e Sarandës befason çdo vizitor me njerëzit e saj mikpritës, kulturën e shtresëzuar që nga thellësitë e antikitetit, detin e mrekullueshëm ultra blu dhe peisazhet e shumta magjepsëse.
Kjo guidë - video shkon përtej të zakonshmes duke pasqyruar jo vetëm bukuritë e shumta natyrore, por edhe itinerare plot variacion për turistët vendas dhe të huaj.
Shijoni plazhin e pasqyrave dhe plot plazhe të tjerë, shikoni mozaikët antikë, vizitoni manastiret e Shën Gjergjit, Kostanit, Mesopotamit etj, qytetin antik të Foinikes, Parkun Kombëtar të Butrintit, kompleksin interesant të Rusanit, kalanë e Lëkurësit e atë të Borshit, qytetin e Delvinës dhe Konispolit, shkoni në shtëpitë me oborre të gjelbëruara të banorëve të zonës, zhytuni në ujërat e akullta të Syrit të Kaltër, shkoni në Karahaxh, enduni në Ksamilin plot variacione, ndjeni kthjelltësinë e detit në Bunec, në Kakome e në Borsh... kaloni mbrëmje të paharruara në diskot, baret dhe restorantet e Sarandës. Një romancë e vërtetë buzë detit Jon.