Jump to content

Virgjil Kule

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Virgjil Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.

Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video. Me dëshirën për të zbuluar dhe propaganduar të bukurën në botën shqiptare, ka realizuar kohët e fundit dokumentarët turistikë për Vlorën dhe Sarandën.

Njohu shumë vende e kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare "Mjekët pa kufij" (seksioni holandez). Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. Kontribuon si konsulent mediatik në fushën e hartimit të strategjive të komunikimit dhe realizimit të fushatave ndërgjegjësuese për programe të ndryshme zhvillimi. Zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare. Ushqen një pasion të veçantë për historinë, gjeografinë e filozofinë dhe është marrë me studimin e çështjeve të harmonisë sociale në diversitet.