Jump to content

Sass (gjuhë për fletë-stili)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sass (Syntactically Awesome Stylesheets) është gjuhë skriptuese e dizajnuar fillimisht nga Hampton Catlin dhe e zhvilluar nga Natalie Weizenbaum.[1][2] Pas versioneve fillestare, Weizenbaum dhe Chris Eppstein vazhduan të zgjerojnë Sass me SassScript, një gjuhë e thjeshtë skriptuese, e shfrytëzuar në skeda të Sass.

Sass është gjuhë skriptuese (scripting language) që përkthehet në Fletët e Shkallëzuara të Stilit (CSS). SassScript është vet gjuha skriptuese. Sass përbëhet nga dy sintaksa. Sintaksa origjinale, e quajtur "sintaksa e prerë" shfrytëzon sintaksë të ngjashme me  Haml.[3] Ajo shfrytëzon prerje për të ndarë blloqet e kodit dhe simbolin e rreshtit të ri për të ndarë rregullat. Sintaksa më e re "SCSS", shfrytëzon formatizimin në blloqe, sikurse ai në CSS. Ajo shfrytëzon kllapat e mëdha për të shënjuar bllokun e kodit dhe pikpresjet për të ndarë rreshtat në blloqe. Tradicionalisht, skedave të sintaksës së prerë dhe SCSS u jepen prapashtesat .sass dhe.scss, respektivisht.

CSS3 përbëhet nga një seri e përzgjedhësve dhe pseudo-përzgjedhësve, të cilët grupojnë rregullat që vlejnë për to. Sass[4] (në kontekstin më të gjerë të të dy sintaksave) zgjeron CSS duke e pajisur me disa mekanizma me të cilët dispononin disa gjuhë programuese më tradicionale, veçanërisht gjuhët e orientuara në objekte, të cilat nuk janë në dispozicion tek vet CSS3. Blloqe të rregullave të CSS krijohen pasi që të përkthehet SassScript në CSS. Rrjedhimisht, Sass mund të vëzhgojë skedat .sass apo .scss dhe t'i përkthejë në një skedë .css, sa herë që skeda .sass apo .scss ruhet.[5] Sass është thjesht sheqer sintaktik për CSS.

Implementimi zyrtar i Sass është open-source dhe i koduar në Ruby; megjithatë, ekzistojnë edhe implementime tjera, duke përfshirë PHP dhe implementimi me performancë të lartë në C, i quajtur libSass.[6][7] Ekziston edhe implementimi në Java, i quajtur JSass.[8] Përveç kësaj, edhe Vaadin ka implementimin e Saas në Java.[9] Sintaksa e prerë meta-gjuhë. SCSS është një meta-gjuhë e grumbulluar, pasi që një CSS i vlefshëm është edhe SCSS i vlevshëm me të njejtën semantikë. Sass përkrahë integrimin me zgjerimin për Firefox, Firebug.[10]

SassScript ofron mekanizmat vijues: ndryshoretgrumbullimin, përzierësitë (mixins) dhe trashëgiminë e përzgjedhësve.[3]

Sass lejon përcaktimin e ndryshoreve. Emërtimi i ndryshoreve fillon me shenjën e dollarit ($). Caktimi i vlerës së ndryshoreve bëhet nëpërmjet dy pikëve(:).[10]

SassScript përkrahë katër llojet të të dhënave:[10]

  • Numrat (duke përfshirë edhe njësitë)
  •  Vargjet (Strings) (me apo pa thonjëza)
  •  Ngjyrat (emri, apo emrat)
  • Booleans
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2013. Marrë më 11 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Natalie Weizenbaum's blog" Arkivuar 16 janar 2013 tek Wayback Machine. 
  3. ^ a b Media Mark (3.2.12).
  4. ^ "Getting started with sass development". wisdomgeek. saranshkataria. 
  5. ^ Sass - Syntactically Awesome Stylesheets Arkivuar 9 tetor 2013 tek Wayback Machine Tutorial
  6. ^ "Sass / Scss" Arkivuar 10 mars 2016 tek Wayback Machine.
  7. ^ H. Catlin (2012-10-15).
  8. ^ "jsass - A Java implementation of the Sass compiler (and some other goodies).
  9. ^ "SassCompiler (Vaadin 7.0.7 API)" Arkivuar 21 prill 2014 tek Wayback Machine.
  10. ^ a b c Sass (Syntactically Awesome StyleSheets) SASS_REFERENCE