Sauditët
Sauditët ose arabët sauditë janë shtetasit dhe qytetarët e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ata janë të përbërë kryesisht nga arabët dhe jetojnë në pesë rajonet historike: Nexhd, Hixhaz, Asir, Tihama dhe Al-Asa; rajonet në të cilat u themelua Mbretëria e Arabisë Saudite ose ajo që më parë njihej si Mbretëria e Hixhazit dhe e Nexhdit në Gadishullin Arabik. Sauditët flasin një nga dialektet e arabishtes gadishullore, duke përfshirë dialektet e hixhazit, naxhdit, Gjirit dhe Arabishten Jugore (që përfshin dilaketin bareqi), si gjuhë amtare.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mjedisi kulturor i Arabisë Saudite është arab dhe islamik, dhe shpesh është fetar, konservator, tradicional dhe i orientuar nga familja. Për shembull, pijet alkoolike janë të ndaluara, megjithatë gjërat tani po ndryshojnë ngadalë.
Jeta e përditshme është e sunduar nga respektimi dhe sundimi islam. Pavarësisht nëse banorët e atij qyteti janë jomyslimanë, kjo ende vërehet. Edhe pse nuk u kërkohet të përmbushin ritualet apo detyrimet fetare, veshja duhet të plotësojë një standard të caktuar. Pesë herë në ditë, myslimanët thirren në lutje nga minaret e xhamive të shpërndara në të gjithë vendin. Për shkak se e premtja është dita më e shenjtë për myslimanët, fundjava është e premte-e shtunë. Në përputhje me doktrinën selefite, vetëm dy festa fetare, Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, u njohën publikisht, deri në vitin 2006 kur një festë jofetare, festa kombëtare e 23 shtatorit (që përkujton bashkimin e mbretërisë) u rifut.