Jump to content

See (serial televiziv)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

See (sq: Shoh) është një serial televiziv amerikan i zhanrit dramë fantastiko-shkencore, prodhuar nga Apple TV+. Është shkruar nga Steven Knight dhe me regji nga Francis Lawrence. Prodhuesit ekzekutivë përfshijnë Knight, Lawrence, Peter Chernin, Jenno Topping dhe Kristen Campo. Premiera u dha më 1 nëntor 2019.

See
ZhanriAksion
Aventurë
Dramë fantastiko-shkencore
Krijuar ngaSteven Knight
Regjia ngaFrancis Lawrence
Në role kryesoreJason Momoa
Alfre Woodard
Yadira Guevara-Prip
Nesta Cooper
Sylvia Hoeks
Archie Madekwe
Christian Camargo
Hera Hilmar
Mojean Aria
Kompozitori/jaBear McCreary
Shteti i origjinësShtetet e Bashkuara
Gjuha origjinaleAnglisht
Nr. i sezoneve1
Nr. i episodeve8 (lista e episodeve)
Prodhimi
Producentët ekzekutivëFrancis Lawrence
Steven Knight
Peter Chernin
Jenno Topping
Kristen Campo
ProducentëtQuaker Moving Pictures
Chernin Entertainment
Endeavor Content
Nebula Star
Konfigurimi i kamerësSingle-camera

Në të ardhmen e largët, raca njerëzore ka humbur sensin e shikimit dhe shoqërisë i lihet të gjejë mënyra të reja për të bashkëvepruar, ndërtuar, gjuajtur dhe mbijetuar. Ndërkohë, gruaja e luftëtarit të verbër të Fisit Alkenny, Baba Voss, lind një grup binjakësh. Për habinë e fisit të tij, binjakët mund të shohin.

Ndërsa përhapet fjala, ajo merr vëmendjen e një fisi cinik dhe mbretëreshës së tij e cila nuk do të ndalet me asgjë për të vënë duart e saj mbi binjakët. Për të mbrojtur fëmijët e tij, Voss është i detyruar të mbështetet në instinktet e tij dhe duhet të mbledhë fiset e tjera për ta ulur mbretëreshën dhe kultin e saj tiranik përpara se të kapte fëmijët.

Aktorët dhe personazhet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Jason Momoa si Baba Voss, lider i fisit Alkenny.
  • Alfre Woodard si Paris, grua e zgjuar e fisit Alkenny.
  • Sylvia Hoeks si Mbretëreshë Kane, udhëheqëse e Mbretërisë Payan.
  • Hera Hilmar si Maghra, një e re e ardhur në fisin Alkenny - nëna e Kofun dhe Haniwadhe gruaja e Baba Voss.
  • Christian Camargo si Tamacti Jun, gjeneral, kërkues shtrigash dhe lider i ushtrisë së mbretëreshës Kane.
  • Archie Madekwe si Kofun, bir i Jerlamarel dhe Maghra, i cili ka aftësi të shohë.
  • Nesta Cooper si Haniwa, bijë e Jerlamarel dhe Maghra, e cila po ashtu ka aftësinë të shohë.
  • Yadira Guevara-Prip si Bow Lion, luftëtare e fisit Alkenny, e cila ka aftësi të lëvizë pa u vënë re.
  • Joshua Henry si Jerlamarel, vizionar, babai i Kofun, Haniwa dhe Boots.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]