Selami Kolonja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Selami Kolonja.jpg

Selami Kolonja është këngëtar i mirënjohur shqiptar nga Struga.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Selami Kolonja lindi më 25 tetor të vitit 1971LadorishtëStrugës. Ai është i biri i Seitit dhe Hamijetit nga Ladorishta e Strugës, baba i 3 fëmijëve Taulantit, Sidorelës dhe Majselës. Fillet e para në muzikë i ka filluar në fëmijërinë e tij të hershme. Ai duke dëgjuar nëpër dhoma më të rriturit si këndonin këngët e bukura të vendit tij, dalëngadalë filloi që edhe vetë të këndojë në korin e shkollës. Fakultetin e Muzikës e ka përfunduar me sukses në drejtimin e Muzikologjisë në Prishtinë ndërsa Magjistraturën e Solfexhos e ka përfunduar në Sofje-Bullgari. Fillimin e tij si këngëtar ai e ka pasur në festivalin "Këngë Jeho" në Strugë, ku me "Këngën e tokës" ai merr çmim të parë në këtë festival. Selami Kolonja është këngëtari i rreth 120 këngëve - krijimtari origjinale, ka realizuar 5 CD dhe 3 video-klipe. Ai është Profesor i Artit Muzikor në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka fituar :

  • 6 çmime të para
  • 2 çmime të dyta
  • Çmimin për produksionin më të mirë - "Çesk Zadeja"

etj.

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Selami Kolonja — Hitet
  • Do vi
  • Dashuri e trazuar
  • Sot...

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]