Selman Haradin Bala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Selman Bala u lind në vitin 1918 në Korroticë të Epërme, Komuna e Drenasit (ish-Gllogovcit).

Selman Bala

Selman Bala qysh në moshën e fëmijërisë i priu fati jo i mirë, për të mos shijuar rininë me bashkëfshatarët e vet. Babai, Haradin Bala ishte i ndjekur politikishtë nga UDB serbe, u detyrua të shpërngulet së bashku me Selmanin dhe iku në shtetin amë, në Shqipëri rreth vitit 1929 ku ishte 10-11 vjeçar.

Në Shqipëri Selman Bala, jetoi për 14 vite me rradhë, kthehet në Kosovë rrreth vitit 1944. Vit ku edhe fillon këngën me për vite të tëra. Filloi të këndonte me Halil Cërvadikun, ku vazhdoi me 7-8 vite me rradhë. Pastaj në vitin 1953 këndoi me Adil Dugollin he kusheriun e tij Rrahman Balaj deri aty ka viti 1960.

Mu atë vit edhe ndërpret këngën, nga jo vetëdëshira, dënohet nga UDB-a e Serbisë me tri vjet burg. Pas lirimit iu bashangjitë Rapsodit Rizah Bllaca për një vit e gjysmë.

Përsëri iu bashkangjit Adil Dugollit ku me ta këndooi edhe Elmi Plakiqi me violinë nga fshati Nekovc Komuna e Drenasit, ku edhe nuk iu nda Selmanit deri në fund të këngës, në vitin 1980 për shkaqe shëndetësore.

Në vitin 1980 filloi të këndonte edhe djali i Selmanit, Abedin Bala ku këngën e mori si trashëgimi nga babai.Por, fatëkeqësishtë as Abedinit nuk i priu pati. Burgoset në vitin 1981 nga gjakatarët serb dhe dënohet për 10 vite.

Këngën nuk e ndali as në burg. Aty këndonte këngë patriotike si për shembull: Azem Bejtën e Shotë Galicën. Ndërroi jetë në vitin 1985 nga maltretimet serbe në burgin famëkeq të Serbisë.

Që nga vdekja e Abedinit, Selman Bala prej mërzisë katër vitet e fundit të jetës së tij, nuk shkeli pragun e shtëpisë. Nërroi jetë me 24 prill 1989.

Selman Bala është edhe babai i Haradin Balajt që është dënuar nga Tribunali i Hagës me 13 vite burg.