Jump to content

Rasti i Sopotit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shaban Limani)

Rasti i Sopotit -

Rasti i Sopotit është një rastë i montuar politik me qëllim burgosjen e shqipëtarëve për dëbimin e tyre nga trojet e veta. Në vitin 2003 në fshatin Sopot një xhip i Natos duke kaluar nëpër fshatin Sopot për të shkuar në fshatin Sushevë ka hasur në një minë ku humbën jetën 2 ushtarë të Natos dhe një përkthyes. Gjykata mori vendim që për këtë rast të fajsohen 13 banorë vendas ku vetëm me dëshmiën e Ramadan Bajrmait të cilin e detyruan ta nënshkruante letrën në të cilën pranohej fajësija (Ramadan Bajrmai ka deklaruar publikisht se letrën e kishte nënshkruar pas mallëtretimit që iu bënë disa ditë) ku Sopotasit u denuan me 156 vjetë burg. Denimin e vuajtën 5 banorë :Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa 6 banorët tjerë u detyruan ta braktisnin atëdheun. Pas disa vitesh burgim familjarët nuk duruan më dhe u detyruan të shkkojnë tek Selia e Bashkimit Demokratik për Integrim(të cilët ishin në pushtet) ku qendruna 1 natë. Ata i premtuan se do të bëjnë ç'mosë për lirimin e të pafajshmëve sopotasë dhe krijuan një Komision të posaçëm parlamentar të cilët e vërtetuan pafasinë e Sopotasëve.

Deklarata e ish-ambasadorit Nikolas Bigman

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para komisionit parlamentar ka dëshmuar edhe ish-ambasadori i NATO-sMaqedoni, Nikolas Bigman. "Banorët e dënuar të Sopotit janë të pafajshëm. Dënimi i tyre me burg mbështetet vetëm në një deklaratë, e cila është tërhequr një ditë më pas", shpjegon Bigman, duke shtuar se "nuk mund të kërkosh nga dikush të dëshmojë pafajësinë, nëse pala tjetër nuk ka dëshmi se je fajtor."

Motivi i paqartë Bildunterschrift : Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift : Ushtarët amerikanë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se cili ishte motivi i fshatarëve për ta vënë mjetin shpërthyes. Shqiptarët edhe atëherë kanë pasur besim në NATO-n si garancë për stabilitet. Bigman ka sygjeruar që organet kompetente duhet të fokusohen në gjetjen e fajtorëve, ndërsa sopotasit të lëshohen në liri. "Është në interesin e Maqedonisë që të zbardhen rastet e dyshimta, sepse ajo pretendon të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s", pohon Bigman.

Avokati Numan Limani vlerëson se gjatë procesit gjyqësor janë bërë një sërë shkeljesh të procedurave. Ai është i bindur se ka mundësi në çdo rast, çdo moment, të gjenden argumente të reja dhe të përsëritet rasti i Sopotit. "Në kohën si avokat kam disponuar me informacione shumë të fuqishme, që kanë mundur të sjellin deri tek lirimi i të akuzuarve”, thotë Numan Limani, ish-avokat i të dënuarve.

Detyrat e grupit të punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi i punës deri në fund të këtij muaji duhet të përgatis një raport për rastin e Sopotit. Kryetari i komisionit, deputeti Tahir Hani, pohon se raporti do të përgatitet në përputhje me dëshmitë e deritanishme dhe do të ndërtojë një raport kronologjik me konkluza, të cilat do të dëshmojnë ecurinë e procesit në rastit e Sopotit. "Duhet dëshmuar nëse gjykimi ishte fer dhe i drejtë, apo ka pasur shkelje procedurash dhe ka argumente të reja për mundësinë e rishqyrtimit të rastit të Sopotit”, thotë Tahir Hani.

Familjarët e të dënuarve nuk përjashtojnë mundësinë që drejtësinë ta kërkojnë edhe para Gjykatës së Drejtësisë në Strasburg.