Sheila Haxhiraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sheila Haxhiraj, ose vetëm Sheila, e lindur më 20 nëntor 1993Tiranë, është një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht.

Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, tek “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “ Fluturim Pasioni” në moshën 16 vjeçare.

Në vitin 2012, ajo luajti në talent show-n X Factor Albania në TV Klan, i cili kishte sezonin e tij të parë. Pas fitores, ajo nënshkroi një kontratë me rodhuesit Berman Brothers.

Në vitin 2013, Haxhiraj lëshoi videoklipin e saj të parë muzikor me këngën "Veç fillimi". Në të njëjtin vit, ajo debutoi në Kënga Magjike me këngën "Ndjej", të cilën ajo e shkroi dhe kompozoi.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2013- "Veç Fillimi"
  • 2013- "Superfiksim"
  • 2013- "Të ndiej"