Shelegar
Shelegar |
---|
Shelegar është një fshat në komunën Sarandë në rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu fshati Shelegar kufizohet me Bregasin, nga jugu me Metoqin, nga lindja me Vrionin dhe nga perëndimi me qytetin Sarandën. Emrin Shelegar ky fshat e ka marrë nga që vendi aty i rrit shumë shelegët.
Toponimet të fshatit Shelegar:[1]
- Arape - ara, në L. sot i ka marrë në pronësim fshati Vrion.
- Arat e Banatëve - ara të fisit të banatëve, në P.
- Arat e Tushenje - ara të fisit të tushenje, në P.
- Arr’ e Jahlës - arë e madhe në qendër.
- Burim i Dinit – burim, në L.
- Fiku i Habibit - kodër e ara, në J.
- Fiqt e Çeçit - vend grykë afër qendrës.
- Fiqt e Jahlës - ara, në L. Ishin pronë e Jahos, kur vdiq i trashëgoi e shoqja Jahëla.
- Grik e Çukarenje - vend grykë, në qendër.
- Lum i Kalasës - lumi që vjen nga fshati i Kalasës, në P.
- Llakbardhë/a - kodër e ara, në V.
- Psakareja - kodër e pyllëzuar me sfaka, në L.
- Tunel i Zakos - vend grykë, në P.
- Ura e Gajdarit - urë e vjetër me tre harqe, në J.
- Vaja e Çukarenje - va lumi, në V.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati u krijua nga refugjatët çame nga Greqia, të cilët formojnë pjesën më të madhe të popullsisë me 2 familje toske nga fshati Podgoran, Përmet dhe disa labe.
Familjet në fshatin Shelegar:[2]
Benenj nga (Karbunarë e Paramithisë), Bedulenj (nga Lopësi i Filatit), Çukarenj (nga Margëlliçi-Çamëri), Hysi (nga Krasi i Tepelenës), Laskaj (nga Podgorani i Përmetit), Metalenj (nga Karbunarë e P.), Tushenj (nga Karbunarë e P.), Xhelili (nga Podgorani-Përmet).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 465-466. Treguan: 1) Zabit Shaban Resuli, me origjinë nga Karbunarë e Paramithisë, dt. 1957, sot me banim në Shelegar. 2) Demir Esat Tusha, nga Karbunarë i Paramithisë, dt. 1971, me arsim 8-vjeçar, sot me banim në Shelegar. 3) Osman Demir Karafili, me origjinë nga Karbunarë, dt. 1937, me arsim 8 vjeçar. Shelegar, më 19.XII.1994.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 465.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- AL-gjeo-cung
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Sarandës
- Vendbanime në Shqipëri
- Çamëri