Shemsi Aliaj
ỹShemsi Aliaj Agjent sekret pranë ambasadës shqiptare në Romë konsiderohet si një nga rekrutuesit më të mirë të Shërbimit Sekret Shqiptar. Në pak vite ai arrin që në Romë, por edhe në Milano apo Bari, të ketë një rrjetë të gjerë informatorësh në radhët e zyrtarëve italianë, në duart e të cilëve qarkullonin të dhëna sekrete që i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja më e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi në vitin 1953 i shefit të Shifrës së Ushtrisë Italiane. Aliaj, pasi mëson se italiani ishte një pijedashës, i futet punës që edhe ai të mësonte pijen. Organizon një kontakt në pamje të parë të rastësishëm me italianin, dhe shpejt bëhen shokë të uiskit. Në gjendje të dehur ai arrin t’i marrë një firmë shefit të shifrës dhe më këtë dokument i bën presion derisa arrin ta rekrutojë. Materiali i parë i rëndësishëm në duar të shqiptarit ishte një film rreth 2 orësh i një stërvitjeje sekrete të NATO-s. Shemsi Aliaj u kap nga agjentët e Shërbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkëpunëtorët e tij vendas. Ai u shpall “non grata” dhe u dëbua nga Italia. Llogaritet që në 4-5 vite ai të ketë rekrutuar rreth 25 bashkëpunëtorë në Itali.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Ferdinand (23 shtator 2017). "Si i vodhi sekretet e NATOs spiuni i enveri". Panorama. Marrë më 3 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)