Shenjë klinike
Appearance
Ky Mjekësi nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shenjat klinike janë manifestime objektive, klinikisht të besueshme dhe të vërejtura në ekzaminimin mjekësor, pra në ekzaminimin fizik të pacientit, ndryshe nga simptomat, të cilat janë elemente subjektive, sinjale të perceptuara vetëm nga pacienti si për shembull dhimbje, dobësi dhe marramendje. Semiologjia klinike është disiplina që përdor mjeku për të hetuar, nëpërmjet ekzaminimit psikofizik të pacientit, për shenjat e ndryshme që ai mund të shfaqë.
Shembuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]asciti | lëng në bark |
edema | akumulim i lëngjeve në hapësirën jashtëqelizore |
ekzoftalmia | fryrje e dukshme e syrit |
eritema | skuqje e një zone të trupit |
ethet | temperatura e trupit më e lartë se 37°C |
gjinekomastia | gjinjtë e zmadhuar tek meshkujt |
hepatomegalia | zgjerimi i mëlçisë |
hemoptizë | sekrecione të përgjakura nga mushkëritë |
hipokratizmi dixhital | zgjerimi i gishtave dhe krahëve |
kaheksi | kequshqyerja ekstreme |
lemza | tkurrja e pavullnetshme e diafragmës |
splenomegalia | shpretkë e zmadhuar |
verdhëza | lëkura dhe mukozat e verdha |
teshtitja | |
kolla |