Shko te përmbajtja

Sheqeras

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sheqerasi
Map
Popullsia
  Total
2.500−3.000

Sheqerasi është një fshatkomunën Vreshtasrrethin e KorçësShqipërisë.

Sheqerasi ndodhet rreth 22 km larg nga qyteti i Korçës.Ky fshat ka filluar të ekzistojë si qëndër banimi që pas tharjes së Kënetës së Maliqit[1]më 1947 (pasi më përpara kjo zonë përdorej nga fshatarët e asaj zone për lëndë të parë dhe peshkim).Kjo zonë njihet edhe si ish Këneta e Maliqit. Emërtimi i këtij fshati (Sheqeras) vjen nga kultivimi i sasive te mëdha te Panxharit të Sheqerit  në këtë vend, në vitet 1957, i cili përpunohej në Kombinatin e Sheqerit[2] Maliq.

Sheqerasi ndodhet në qëndër të Fushgropës së Korçës, rreth 800-850 m mbi nivelin e detit. Zona përfshihet në tipin e klimës mesdhetare kodrinore, malore e tërësisht ajo paramalore JL. Sipas të dhënave të stacionit të Sheqerasit, temperatura mesatare e muajit ( më të ngrohtë) gusht është 18.3⁰C, ndërsa e muajit më të ftohtë (janarit) është 0⁰C. Në janar të vitit 1987 është shënuar vlera -26.8⁰C në këtë fshat, e cila përbën edhe minimumin absolut të temperaturës[3] për gjithë vendin. Në stacioni e Sheqerasit vihen re edhe vlerat më të larta të diellëzimit në muajin korrik, përkatësisht me 334.1 orë, sasia më e vogël në dhjetor me 91.8 orë.

Fshati Sheqeras ka një rrezatim të konsiderueshëm diellor me rreth 2390 orë me diell, apo rreth 83 orë më shumë se mesatarja e zonës së Korçës.[4]

Bujqësia dhe blegtoria janë bazat e ekonomisë për fshatin e Sheqerasit.

Problemet mjedisore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në territorin e Sheqerasit shtrihen një pjesë e konsiderueshme e tokave torfike të fushës së Maliqit, që përbëjnë sipërfaqen më të madhe të këtij lloji në Shqipëri. Djegia e parcelave pas vjeljes dhe vetë-djegia e torfës kanë dëmtuar ndjeshëm tokën, duke shkaktuar ulje të nivelit dhe përmbytje të shpeshta gjatë stinëve të lagështa. Si pasojë, disa parcela janë kthyer në moçalishte, ndërsa mbi 1.000 hektarë tokë bujqësore nuk mund të shfrytëzohen më për kultivim. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në jetesën e fermerëve të zonës dhe në zhvillimin bujqësor të Sheqerasit.[5]

  1. "Këneta e Maliqit". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 6 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Kombinati i Sheqerit ne Maliq". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 prill 2019. Marrë më 6 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. https://www.rda-korca.org/sites/default/files/Studimi%20Final%202021.pdf
  5. Beqiraj, Roland (2024-04-07). "Zjarri i tokave torfike djeg, edhe mjedisin, edhe shëndetin - Ina Media" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-05.