Jump to content

Shfmu "NAIM FRASHËRI" Zaskok

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



FSHATI ILIRIAS (ZASKOSK) Fshati gjendet në jugperendim, 3km larg qendrës komunale të Ferizajt. I takon tipit të grumbulluar, ka një sipërfaqe prej 663 ha. Përbëhet nga disa lagje që gjenden bukur larg qendrës së fshatit.

Lagjet kryesore janë:

  1. Çerkini
  2. Mahalla e Gurit(Mahalla)
  3. Blenishti
  4. Delolli
  5. Cakolli(Hamiti) etj.[1]

Iliriasi është vendbanim shumë i vjetër. Për vjetërsinë e tij argumentojnë burimet materiale, pa mbishkrime por edhe me to. Është zbuluar mekropoli i mesjetës së hershme, dy varre Ilire të periudhës Romake, shekulli (IV-V e.s), 37 varreza mesjetare, enë qelqi, kryq, pëlhurë e qendisur me fije ari. Në varreza janë gjetur vathë, stoli metalike me motive turke, monedha, enë të qeramikës, stoli e gjësende tjera të shek. XII-XVIII.

Historiografi bizantin Pokopi, në vetën e vetë "Deadificus" shkruan si perandori Justinian, gjatë viteve 530 - 552 ka rindërtuar dhe ndërtuar fortesa. Njëra nga këto lokalitete quhej Zuspaës, që ndoshta sipas saj quhet edhe Zaskoku i sotëm. Nëpër vetë lagjet e fshatit gjenden gjurmë të vendbanimeve të vjetra p. sh në lagjen Delolli gjenden varreza Ilire, në Lugun e Blinishtës janë gjetur themele të shtëpisë, në perendim të fshatit, në vendin "Reka e Kishës", u gjetën qypa të qeramikës dhe themele të kishës romake, në Lugun e Mahalles u gjetën varreza Ilire, në vendin Likovata ishte vendi i arteve, artizanateve dhe i tregtisë. Në këtë lokalitet janë gjetur shumë eksponate me vlerë historike, kulturore etj, por të huajt, si serbët etj., i plaqkiten.

Një deputet venedikas,në pallatin mbretëror të Sulltan Muratit të III më 1575,kalon nëpër Zascodi siç e quan ai Zaskokun dhe thotë se ka parë femra që jetonin si grekët që kishin vathë të mëdhenj të argjendit dhe të veshura me ar dhe argjend, por edhe të bukura. Si vendbanim ishte regjistruar, më 1689 në hartat austriake. Kurse në sallnamet e Vilajtetit të Kosovës, më 1887 shënohet se mektebi( mejtepi) kishte 18 nxënës. Me emrin Zaskok, në sallnamet e vitit 1893 ,1896 me 1900 paraqitet për herë të parë, i cili ishte i banuar vetëm me shqiptarë.

Që nga viti 1912 - 13, pas rënies së Perandoris Osmane, Kosova okupohet nga serbet, pushteti i të cilëve mori për detyrë përhapjen e elementit serb në çdo vend të Kosovës me qëllim të ngushtimit sa më tepër të hapsirës shqiptare. Andaj gjatë viteve 1913 - 1923 , në Ilirias vendosi 17 familje serbe nga Zhupa e Sreckës dhe e Siriniçit dhe 3 familje kolonialiste serbe. Nga dhuna serbe dhe kushtet e rënda ekonomike sumë familje shqiptare u shpërngulën në Turqi. Më 1944 Brigada e IV Partizan Serbe, dogji shumë shtëpi të shqiptarve dhe vrau dy persona, pse ishin shqiptarë. Sipas regjistrimeve, për qdo 10 vjete, shihet se numri i banorve shqiptarë, në mënyrë rapide, shtohet. Para viteve 1998 -99 Iliriasi kishte 150 shtëpi me 1160 banorë shqiptarë dhe 72 shtëpi serbe. Në betejën e lavdishme të Koshares ranë dëshmorë dy të rinj. Tani shqiptarët ndjehen të lirë, merren me bujqësi. Shkolla nëntë, klasësh gjendet në mesin e fshatit.[2]

  1. ^ Marevci, Ruzhdi (2007). Shkollat në Komunën e Ferizajt (bot. 1). Feriyaj: Qemal Ratkoceri. fq. 258–259.
  2. ^ Marevci, Ruzhdi (2007). SHKOLLAT NË KOMUNËN FERIZAJT (bot. 1). FERZAJ: QEMAL RATKOCERI. fq. 258–259.


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]