Jump to content

Shkëlqim Ganaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkëlqim Ganaj ka lindur më 10 maj të vitit 1970. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Është diplomuar në vitin 1992 dhe në 1993 emërohet gjyqtar në Elbasan. Pas një përvojë të shkurtër në gjykatë, emërohet po në vitin 1993 në Prokurorinë e Elbasanit në pozicionin e hetuesit. Dy vjet më pas, emërohet prokuror në organin e akuzës së rrethit të Elbasanit, ku punon deri në vitin 1995.

Në këtë vit, Shkëlqim Ganaj transferohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në detyrën e Prokurorit, post që e mban deri në vitin 2003.

Në korrik të vitit 2003, z.Ganaj emërohet përgjegjës sektori i në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, ku punon për mbi një vit.

Në maj të viti 2004 emërohet në institucionin e sapo krijuar, Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(ILDKP), post që e ka mbajtur deri më 20 shkurt 2014 kur emërohet kryetari i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.