Shkolla "E Kuqe"
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shkolla nëntëvjeçare "Shkolla e Kuqe" është një shkollë e sistemit nëntëvjeçar në Tiranë dhe një nga shkollat më të vjetra të Tiranës. Shkolla ndodhet në krah të rrugës "Qemal Stafa", në disa nga lagjet tradicionale të kryeqytetit shqiptar.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me vendim të Këshillit Bashkiak dhe komisionit Arsimor të qytetit të Tiranës u vendos më 13 shkurt 1928 ngritja e Shkollës me fondet e buxhetit të Ministrisë së Arsimit të kohës dhe kontributin e familjeve të lagjeve "Abdulla Bej" dhe "Sulejman Pasha".
Kur Shkolla u hap, kishte 6 klasa fillore me 230 nxënës gjithsej. Nga mesi i viteve 30-të vetë banoret e zones e quanin shkolla "E Kuqe". Sipas traditës dhe dëshmive së bashkëkohësve emërtimi lidhet dhe mbeti i tillë thjesht nga përbërja litologjike e tokave përreth: dhera të kafta në të kuqe me përbërje argjilore.
Pas viteve te luftes shkolla "E Kuqe" u rihap në Mars 1945 me një program 6-mujor që u konsiderua si viti shkollor 1944-1945. Gjatë viteve 1956-1958 shërben edhe si shkollë e mesme deri kur gjimnazistët kaluan në Shkollën "Cajupi".
Alumni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë 80 viteve shkollë kane dalë mëse 4500 nxënës nga dyert e kësaj shkolle. Mbi 70% e nxënësëve të Shkollës së Kuqe kanë vazhduar arsimin e mesëm të përgjithshem ose profesional. 30% e nxënësëve që kanë frekuentuar shkollën janë arsimuar në shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë shkollë të mirënjohur në Tiranë kanë studiur shumë njerëz të njohur, si përshembull Agronom Eixhan Gruja dhe Sportiste Elvana Gjata, e cila ka kënduar edhe himnin e shkollës.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |