Elvana Gjata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Elvana Gjata

Elvana Gjata lindi më 3 Shkurt 1987 dhe është një këngëtare shqiptare në R'n'B e muzikë pop nga Tirana. Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën "Të këndojmë së bashku". Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur. Filloren e ka kryer te "Shkolla e Kuqe", ndersa te mesmen te gjimnazi i pergjithshem "Partizani". Merr pjesë në spektaklin "Kërkohet një yll", dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, "Ethet e së premtes mbrëma". Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrokitur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

"Ethet e së premtes mbrëma", më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor" thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël, i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas "Etheve", merr pjesë në një duet me solistin e grupit "The Dreams" në "Maratonën e këngës popullore" dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën "Pranë teje", me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Së fundi, tek "Kënga Magjike" e zhvilluar në Shqipëri , paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj "Vetëm Zoti e di", ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios "Energy". Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.

Deri tani janë regjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy DJ. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe surpriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjisore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë "udhëheqësja e saj artistike". Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij. Elvana do te rimare serisht pjese te "Kenga Magjike" ne 2007 me nje nder hitet e saj " Ku Jeton Dashuria Ime" me kompozim te Flori Mumajesit dhe tekst te Aida Barakut dhe ne kete kompeticion Elvana do te rrembente cmimin e trete. Ajo do te rikthehej serisht ne kete kompeticion ne 2009 me kengen "Dhe Zemra Ndal", serisht kompozim te Flori Mumajesit, duke zene vendin e dyte. Ne 2011 Elvana merr pjese per here te pare ne Top Fest 8 dhe arrin te marre me merit cmimin e madh dhe best femele me baladen "Me Ty". Ne 2012 Elvana Gjata perfaqeson Shqiperin ne Ballkanika Music Award dhe aty ajo merr cmimin best video ne nominim me Alexandra Stan. Gjithashtu në vitin 2012 Elvana publikoi një klip të ri me frymën dhe atmosferën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë i titullar ' Gjaku Im'. Kënga u prit mirë nga publiku mbarë kombëtar. Pas një viti të suksesshëm në karrierën e saj muzikore ajo filloj punimet për këngët e këtij viti. Në 2013-tën Elvana publikoi një sërë 'Live Acoustic Sessions' (Këngë të performuara live) në You Tube. Këngët fituan shumë klikime dhe vëmendje nga kombi shqiptar dhe jo vetëm. Në kto mund të përmendim 'Si unë', 'Anonimë ', Mëngjesi i asaj here' etj. Në fillim të vitit Elvana gjithashtu publikoi një këngë të re e titullar 'Fake'. Kjo këngë ishte një rikthim në një nga këngët më të hershme të Elvanës 'Mamës'. Kjo këngë 'Rap' fitoj sukses komerçal në publik siç edhe remix-i i cili u publikua në prag të verës 2013. Në remix-in e këngës iu bashkuan edhe artistë të tjerë is: KAOS (grup hip hopi i formuar nga Lumi B dhe Big Poppa) dhe P.I.N.T. (grup hip hopi i formuar nga MC Kresha dhe Lyrical Son). Gjate periudhës së pranverës Elvana publikoi një tjetër Hit i titulluar 'Beso' se bashku me artistin nga Kosova 2po2. Gjate verës kënga 1990 ishte suksesi i radhës në karrierën e saj. Kënga u prit mire nga publiku dhe ishte një ndër këngët më të dëgjuara të verës. Në shkurt të 2014 - ës Elvana nxori në treg një klip të ri i shume pritur nga fansat i titulluar 'Disco Disco' në bashkëpunim me KAOS. Gjate verës Elvana u bë imazhi zyrtar i kompanisë ALB telecom. Si pjesë e imazhit kënga e saj 'Puthe' shërbeu si kolonë zanore për imazhin televiziv të kompanisë. Kënga fitoj menjëherë sukses duke u bërë një nga hitet e verës 2014. Kënga më e re e saj e publikuar në Mars të vitit 2015, theu rekorde për shikueshmëri në You Tube. Videoja e këngës 'Kuq e Zi Je Ti' në bashkëpunim me Flori Mumajesi morri 300mijë klikime në vetëm 1 ditë. Kënga me temë patriotike do të shërbejë si himn i kombëtares Shqiptare gjatë ndeshjeve të Euro 2016.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]