Shkolla "Jeronim De Rada" Elbasan
Shkolla“Jeronim de Rada”Elbasan[1][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla “Jeronim de Rada” nisi funksionin e saj në vitin shkollor 1964-1965. Godina e re përfundoi në mesin e nëntorit të vitit 1964 dhe përurimi i saj u bë më 27 nëntor 1964 në kuadër të 20-vjetorit të çlirimi të vendit.
Fillimisht mësimet u ndoqën në tri shkolla të qytetit:
- Arsimi fillor (sot I-IV) pranë shkollës “Thoma Kalefi” ( sot " Ali Agjah ")
- Arsimi 7-vjeçar (sot V-VII) pranë shkollës “Jorgji Dilo”
- Arsimi i mesëm (sot VIII) pranë shkollës “Vasil Kamami”.
Si fillim kishte 715 nxënës. Shkolla u mor në patronazh nga Uzina Kimike e Mjekësit. Ajo ishte e pajisur me kabinete të lëndëve përkatëse, palestër, dhomë të punës me dru dhe metal.
Në vitet 1966-1967 shkolla ndërmori nismën “Për kë dhe përse mësojmë”. Në vitin 1969 u kthye në shkollë 8-vjeçare, ndërsa klasat IX-XII u integruan në gjimnazin “Dhaskal Todri”.
Në vitin 1977 u hapën klasat sportive me mësues: Ligor Shaka, Idajete Domi, Donika Beqiri, Henrieta Zaimi, Mehmet Mustafai. Nxënës të kësaj shkolle shkëlqyen në spartakiada sportive e më vonë edhe si pjesë e ekipeve të qytetit dhe vendit. Përmendim këtu ish nxënësit e kësaj shkolle: Hysen Domi, Dhimitër Gjika, Sotiraq Gugu, Serafin Papa, Izet Çobani, Adnan Bizhuta.
Ashtu si në sport, nga kjo shkollë kanë dalë kuadro në fusha të ndryshme. Në 1 prill 1982 ministria e arsimit organizoi një seminar me mësues të gjuhës shqipe ku u vlerësua si model në shkallë kombëtare kabineti i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Në të gjithë historinë e saj shkolla ka patur një staf të kualifikuar dhe të përkushtuar ndaj profesionit të drejtuar me profesionalizëm nga drejtues të ndryshëm si: Enver Delimeta, Hyqmet Shëngjergji, Pëllumb Arapi, Liri Kondi, Hava Gucaj etj.
Shkolla është rikonstruktuar pjesërisht në vitin 1996 si edhe gjatë vitit 2021-2022 pësoi rikonstruksion të pjesshëm të dritareve dhe nyjeve hidrosanitare nga GIZ Albania .Ajo është një godinë trekatëshe buzë unazës së qytetit me hapësirë të gjelbër rreth saj. Në shkollë mundësohet ujë 24 orë dhe ngrohje me dru të cilët sigurohen me ndihmën e Bashkisë .Si institucion ajo u ofron shërbimin e saj fëmijëve që vijnë kryesisht nga lagjet “Brigada 17 Sulmuese” , Shënkoll dhe Çlirimi të bashkisë Elbasan . Shkolla ofron mësimin e dy gjuhëve te huaja: italiane dhe angleze. Gjithashtu jemi pjesë e rrjetit të shkollave që funksionojnë si Shkolla Qendra Komunitare.Në shkollë funksionon laboratori i TIK, i pajisur së fundmi me bazë materiale si pjesë e projektit “Arsimi i kombinuar” dhe një SMART CLUB i ndërtuar së fundmi nga projekti “Kodimi në shkollë “.
Mjedisi i bibliotekës është i vogël, por mungon një fond i mirë librash. Me dalje në oborrin e përparmë ndodhet palestra, por që për momentin nuk është funksionale prej amortizimit.Oborri i shkollës është i bollshëm, i rrethuar dhe shërben për zhvillimin e orëve të Edukimit fizik apo aktiviteteve të tjera. Në shkollë nuk funksionojnë laboratorë të lëndëve të tjera .
Në vitin shkollor 2022-2023 në shkollë ka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]· 2 drejtues ( 1 drejtor dhe 1 zv/drejtor )
· 10 mësues të AF
· 14 mësues të AMU
· 2 mësues ndihmës
· 1 punonjëse sociale
- ^ Elbasan, SHKOLLA " Jeronim De Rada ". "Shkolla 9-vjeçare "Jeronim de Rada" Elbasan Faqja Zyrtare". facebook.