Shkolla e Mesme Teknike "Pjeter Bogdani" Ferizaj
Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj është një ndër shkollat e para profesionale në komunën e Ferizajit.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo shkollë ka filluar punën në vitin 1963, Vitet e para të mësimit ishin të vështira për nxënësit shqiptarë, sepse ata ishin të detyruar të mësojnë në klasët e përziera ku mësimi zhvillohej në gjuhën serbe. Që nga viti 1990, pas krijimit të Sistemit Arsimor të Kosovës, ne punuam me programet e Republikës së Kosovës. Në shtator të vitit 1991, nxënësit shqiptarë u larguan me dhunë nga ndërtesat shkollore nga ana e policisë serbe. Arsyeja e largimit ishte: ne nuk mund t'i pranonim planet dhe programet shkollore serbe, sepse ato ishin diskriminuese për nxënësit shqiptarë. Pas largimit të nxënësve shqiptarë nga ndërtesat shkollore, populli hapi dyert e shtëpive për të vazhduar mësimin në shtëpi private Gjatë këtyre viteve të funksionimit shkolla jonë ka ofruar mundësi të shumta të shkollimit dhe profesionalizimit të shumë gjeneratave. Me rrethanat e krijuara ekonomike dhe shoqërore në Ferizaj,
Sot në këtë shkollë funksionojnë këto lëmi: Arkitekturë, Makineri, Elektroteknikë, Komunikacion dhe Ndërtimtari. Në secilën prej këtyre lëmive ekzistojnë edhe degët e veçanta. Procesi mësimor zhvillohet nga mësimdhënës të kualifikuar. Mësimi dhe puna praktike realizohet në: klasë mësimore, kabinete, punëtori dhe në objekte të ndryshme në kuadër të praktikës profesionale.Varësisht prej nevojave të tregut, shkolla jonë ka potencial profesional edhe për profile të reja.
Angazhohet që nxënësve t'u mundësojë të fitojnë aftësitë shkollore dhe teknike të nevojshme për të siguruar punësimin, të vazhdojnë studimet universitare ose kombinimin e të dyjave. Shkolla ka për qëllim të aftësojë nxënës të cilët: - do të jenë kreativë dhe origjinal në të menduar; - kanë koncepcione të mirëfillta vetiake dhe të cilët kanë besim në vetvete si dhe janë të disiplinuar; - janë të përgatitur për arsimim të mëtejshëm si dhe për mësim gjatë tërë jetës dhe - kanë vlera të mira humane, janë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë dhe kujdesen për të tjerët dhe për botën e tyre