Shkolla e Muzikës Bizantine
Shkolla e Muzikës Bizantine | |
---|---|
Vendndodhja | |
Të dhëna | |
Lloji | Shkoll Muzike Profesionale |
Kryetari | Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr Anastas Jannullatos |
Faqja e internetit | https://shmuzikesbizantine.mystrikingly.com |
Shkolla e Muzikës Bizantine është institucion arsimor i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ndodhur në Tiranë ku si qëllim ka përgatitjen muzikore të nxënësve për kryerjen e shërbesave kishtare në kishat ortodokse të Shqipërisë si dhe promovimin e Muzikës Bizantinë. Kjo shkollë ka çelur dyert e saj në 1 Tetor të vitit 2012 me bekimin dhe përkujdesjet e Kryepiskopit Anastas. Kompleksi i shkollës përmban dhoma gjumi, klasa, bibliotekë, sallë pritjeje dhe kish për nevojat e saj. Shkolla ofron bursë të plotë për studentët të cilët ndjekin këto studime 2 - vjeçare.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për herë të parë në historinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, funksionon një shkollë e tillë. Në periudhën e ekzistencës së Kishës në Shqipëri, para vitit 1967, ekzistonin kurse të muzikës bizantine, të cilat u bёnё tradicionale për transmetimin e të psalurit nga një brez nё tjetrin me nuancat e karakterin e vendit ku vepronin. Pas viteve 90’-të, mësimet e muzikës bizantine merreshin gjithashtu në kurse specifike në shkollat theologjike të Kishës, ose në veprimtari javore të qendrave rinore. Krijimi i Shkollës së Muzikës Bizantine përbën një fazë të re dhe shumë të rëndësishme. Kurrikula e shkollës është bazuar në kurrikulat e shkollave simotra në Kishat e tjera Orthodhokse në botë.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e Muzikës Bizantine mbikqyret nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
- President i shkollës është Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.
- Drejtori i shkollës është Theodhor Peci.
Stafi Pedagogjik përbëhet nga pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë në fushat përkatëse. Por, herë pas here do të realizohen dhe seminare nga pedagogë të huaj të muzikologjisë bizantine, që do të përcjellin rezultatet e fundit të studimeve shkencore rreth Artit Psaltik.
Kurrikula
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studentët që studiojnë në këtë shkollë ndjekin një kurs intensiv 2-vjeçar.[2]
Lëndët | |
---|---|
Viti I | 1. Teoria & Praktika e Muzikës Bizantine I
2. Hyrje në Adhurimin Hyjnor 3. Himnologjia I 4. Edukimi Koral 5. Historia e Artit Psaltik I |
Lëndët | |
Viti II | 1. Teoria & Praktika e Muzikës Bizantine II
2. Historia e Artit Psaltik II 3. Liturgjika 4. Himnologjia II 5. Tipiko |
Citimi i Referencave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ User, Super (2013-08-03). "Shkolla e Muzikës Bizantine. ( Gusht 2013)". Kisha Orthodhkose Autoqefale e Shqipërisë. Marrë më 2021-10-16.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ^ "Shkolla e Muzikës Bizantine e KOASh-it on Strikingly". Shkolla e Muzikës Bizantine e KOASh-it (në anglisht). Marrë më 2021-10-16.