Jump to content

Shkolla e mesme e Muzikës "Çesk Zadea" Ferizaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


[1]Muzika eshte mjet i mirë i komunikimit mes njerëzve të shtresave të ndryshme.

Ferizaj është nje qender e madhe komunale ne Kosovë qe ka gjithashtu nje numer te madh te banoreve, mirëpo që nuk kishte shkolle te muzikes.

Nxenesit ferizajas qe e ushqenin kete deshire dhe pasion muzikore detyroheshin qe te shperndaheshin ne qendra te tjera te Kosovës për t'u profesionalizuar si muzicientë.

Kjo dëshirë e feriajasve u realizua në vitin 1996 kur edhe u hap Shkolla e ulët e muzikës si rezultat i punes se palodhshme të z. Sabri Berishës. Z. Sabri Berisha dhe z. Rrustem Sefedini duke vërejtur këtë zbraztësirë në arsimmin ferizajas dhanë gjithe kontributin e tyre për hapjen e shkolles se muzikes gjë që u përkrahën dhe u ndihmuan edhe nga z. Rexhep Osmani, i cili atëherë udheheqte Arsimin e Republikës së Kosovës dhe më vonë ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë së Kosovës.

Shkolla e ulët e muzikës vepronte në ne lokalet e Shkollës fillore "Gjon Serreqi" me keto seksione : piano, violinë, kitarë dhe flautë.

Drejtori i shkollës ishte z. Sabri Berisha. Ndihmesë për formimin e shkollës dhe të sigurimit dhe kuadrit dha edhe z. Ahmet Dërguti Prof. në akademinë e Muzikës në Prishtinë.

Nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Piano: Ylberina Isufi, Lorik Hamza, Fortesa Frangu, Fatbardha Begisholli, Valmira Shaqiri, Edon Gagica, Jetë Reqica, Visar Qarkaxhiu, Trëndafile Ajvazi, Besiana Maliqi, Sokol Ymeri, Blerina Kastrati, Fidan Hyseni, Adrian Hoxha, Emira Ramadani
  • Violinë: Arta Prekadini, Blerina Shaqiri, Fidan Metushi, Adelina , Qëndresa Nebihu, Pranvera Govori, Valentina Sokoli, Fatbardha Musliu.
  • Kitarë: Fetah Ahmeti, Fetije Spahiu, Besart Ramadani, Mërgim Berisha.
  • Flautë: Labinot Kryeziu, Visar Mehmeti, Nora Hajra, Aida Sopa, Zana Aliu.

Nxënësit e Shkollës së ulët të muzikës i benin hapat e pare, perveq ne instrumente edhe ne kendim. U formua edhe kori i shkolles i cili filloi prezantimin me pika te ndryshme muzikore në shume programe dhe manifestime te ndryshme.

Mësimdhënësit e parë ishin:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Zekë Jusufi, Shaqir Govori, Lindita Isufi, Iliriana , Shaban Kelmendi, Ilirjana Vorfaj, Syejla Bruti, etj.


Me kërkesen e Shkolles së ulët të muzikes dhe të shkollës fillore "Gjon Serreqi" u hap Shkolla e mesme e muzikës si paralele e ndarë e shkollës së mesme të muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë, ku u perkrah dhe u ndihmua nga drejtori i saj z. Ramadan Sopi. Puna si shkolle e mesme u fillua në vitin 1998 ku u regjistruan 24 nxënës.

Shumica e mesimdhenesve ishin nga qytete te ndryshme te Kosoves si nga Prishtina, Prizreni, Gjilani etj, të cilet sakrifikuan interesat personale per mbajtjen ne jete te kesaj shkolle. Me nxenesit e shkolles s muzikes u formua edhe kori qe njeherit ishte edhe si lende muzikore- kendim koral. Ky kor filloi prezantimin e vet ne shume ngjarje dhe manifestime me karakter te ndryshem.

  1. ^ Ratkoceri, Qemal; Marevci, Ruzhdi (2007). Shkollat në komunën e Ferizajt.


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]