Jump to content

Shkolla shqipe e Poradecit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla shqipe e Poradecit Gjinia: Histori, dokumente. Autori: Lasgush Poradeci. Shtëpia botuese: AlbPaper. Viti i botimit 2002. Faqet e librit 156. ISBN 978-99927-771-9-2

Midis dosjeve të shumta në arkivin e babait tim, Lasgush Poradecit, më kishte rënë në sy edhe dosja me titull: "Dokumenta për shkollën shqipe të Poradecit". Mbasi e pashë dhe e studiova me kujdes, vendosa të merresha seriozisht me botimin e saj, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të hershme të babait tim.

Duhet të them një kuriozitet. Të punosh në arkivin e Lasgush Poradecit është një luks që kushdo studiues do ta kishte zili. Ajo që të mahnit është siguria që ti ndjen kur je në atelierin e tij. Skrupulloziteti, serioziteti, vërtetësia e mbledhjes dhe ruajtjes së dokumentave të krijojnë ndjesinë se ti je në atelierin e një shkencëtari të madh. Ti mund të punosh e qetë pa pasur frikë se mund të gabosh, pa pasur frikë se dikush nesër do t'i kundërvihet botimit të dokumentit.

Marie Poradeci