Shkronja (material)
Appearance
Shkronja si shenjë fonetike është pjesë përbërëse e çdo alfabeti, shkronja në aspektin material në tipografi është pjesë e vogël kënddrejtë nga legura e plumbit, apo ndonjë material tjetër që ka veti të mira për të bërë kopje të shtypit.
Shkronja përbëhet nga koka dhe trupi. Pjesa e epërme në formë reliefi është koka në të cilën dallohet:fytyra, thellësia, serifi, rrallësia, poshtë , anash dhe lidhësja.
- Fytyra paraqet fotografinë e shkronjës, e cila është e lëmuar dhe e bashkuar me trupin në formë konusi.
- Lidhëset janë pjesët fillestare dhe përfundimtare të fytyrës së shkronjës, të cilat kalojnë nëpër trup, por nuk kanë mbështetje në te.
Lartësia e shkronjës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lartësia e trupit dhe lartësia e kokes, sëbashku përbëjnë lartësinë e shkronjës, e cila është:
62 2/3 pt, ose 23,65 mm