Shkumë me limon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përgatitja. Grini lëkurën e limonave, shtrydhini këto të fundit, filtrojuni lëngun dhe hidheni në tigan të vogël me sheqerin. Le të zjejnë për dhjetë minuta. Hiqeni nga zjarri, shtoni xhelatinën e zbutur në ujë e të shtrydhur. Bëni shkumë të bardhat e vezëve, hidhni sipër shurupin e nxehtë duke vazhduar të përzjeni me rrahëse. Vazhdoni të përzjeni derisa përgatesa të ftohet. Shtoni lëkurat e grira të limonit dhe krem qumështin. Hidheni masën në një formë të veshur me një letër të lyer me vaj dhe mbajeni në frigorifer për tre orë. Përmbyseni formën dhe zbukurojeni sipas dëshirës me fruta të freskëta.