Jump to content

Shock Troopers: 2nd Squad

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shock Troopers: 2nd Squad
Shock Troopers: 2nd Squad - Intro.
Titulli
Shock Troopers: 2nd Squad
Titulli Alternativ
Shok Trupers: Skuadra 2
Zhvilluesi
Saurus
Publikuesi
SNK për Neo-Geo
Platforma / Konzola
Arcade
Lloji i lojës
Shoot 'em up
Publikuar
Lojtarët
2
Për moshen
+ 12
Formati
Arcade Box
Ekrani / Rezolucioni
Kontrolli
Joystick 8 drejtimëshe; dy butona gjithësej
Sistemi
Arcade


Shock Troopers: 2nd Squad (në shqip Shok Trupers: Skuadra 2) është një lojë arcade e tipit shoot em’ up prodhuar nga Saurus dhe shpërndarë nga SNK nën lojërat Neo-Geo. Loja është prodhuar në vitin 1998 dhe ndjek lojën e saj paraardhëse Shock Troopers edhe pse historia ndjek një rrjedhë krejt tjetër. Gjithashtu asnjë personazh nga loja e parë nuk paraqitet as shkarazi në serinë e dytë. Loja është shpërndarë gjithashtu në versionin e saj për përdorim shtëpiak (Home Release) për konzolën Neo-Geo, përvec versionit Arcade.

Nuk ka shumë informacion mbi zhvillimin e lojës. Loja është publikuar në Japoni dhe ShBA, por nuk dihet në se ka një version për Evropën. Drejtori ekzekutiv është Nobuyuki Tanaka, ndërsa prodhuesi është Yasushi Okahara [ref. 1].

Loja paraqet personazhe dhe histori të zhanrit anime. Loja paraqet pikturime (spray) 3D në disa raste por është kryesisht 2D.

D.I.C (Dio International Corporation) është një mega shoqëri komandite e njohur për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Mbas deklarimit të presidentit të Billberk për reduktimin e armëve të shkatërrimit në masë. Nakatomi në krye të D.I.C kundërshtoi hapur këtë politikë. Kjo çoi në konflikt të hapur midis Presidentit dhe D.I.C. duke bërë që kjo e fundit të organizojë një grusht shteti. Trupa ushtarake u spërndanë në të gjithë shtetin. U deklarua kështu një qeveri e re ne krye të Billberk. Nakatomi ushtron presion ndaj vendeve për tjera për ta pranuar qeverinë e re ose do të ketë luftë në shkallë të gjerë (pretendimi bazohet në ekzistencën e një arme të shkatërrimit në masë sekrete). Skuadra 2 e Shock Troopers duhet t’i jap fund grushtit të shtetit brenda 72 orëve. Ndërkohë një qytet i tërë u kthye në një fushë-betejë.

Loja është tipike e llojit Shoot em’ up. Një lojtar ose dy duhet të gjejnë rrugën e tyre midis një duzine armiqsh, duke u përpjekur të marrin sa më pak dëmtime që të jetë e mundur. Lojtari mund të zgjedhë midis katër karaktereve secili me armët dhe cilësitë e veçanta për të përfunduar lojën. Në ndihmë të lojtarit vijnë Power Up (tre nga të cilat çojnë në modifikimin/forcimin e armës) dhe Bombat (armë me numër të limituar me forcë madhore). Loja ka në total pesë nivele të luajtshme dhe dy nivele alternative (mbas nivelit 1, lojtari mund të zgjedhë dy rrugë të ndryshme). Lojtari mund të përdorë edhe makineri të ndryshme të cilat janë të shpërndara në vende të caktuara të një niveli. Loja paraqet edhe armë të tjera speciale të limituara.

Emri i Personazhit Aftësitë Foto
Leon (aka. Lion Heart – Zemër Luani)
  • Arma: Spread Shot
  • Bomba: Napalm
  • Arma Dytësore: Combat Knife (Thikë luftimi)


  • Shpejtësia: ¼
  • Sulmi: 4/4
  • Mbrojtja: 4/4
  • Shmangia: ¼
Angel (aka. Ceramic Arms – Krahë Qeramike)
  • Arma: Front Shot
  • Bomba: Wide Napalm
  • Arma Dytësore: Tear Gus


  • Shpejtësia: 2/4
  • Sulmi: ¾
  • Mbrojtja: 2/4
  • Shmangia: ¾
Lulu (aka. Lightning Eyes – Sytë Shkëlqyes)
  • Arma: Wide Shot
  • Bomba: Normal Bomb
  • Arma Dytësore: Revolver


  • Shpejtësia: 4/4
  • Sulmi: ¼
  • Mbrojtja: ¼
  • Shmangia: ¾
Toy (aka. Ice Brain – Mendje Akulli)
  • Arma: Laser Shot
  • Bomba: Sonic Bomb
  • Arma Dytësore: Stun Gun


  • Shpejtësia: ¾
  • Sulmi: 2/4
  • Mbrojtja: ¾
  • Shmangia: 2/4

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]