Shoshani
42°23′02″N 20°05′35″E / 42.38389°N 20.09306°E
Shoshani |
---|
Shoshani është një fshat në komunën Margegaj në rrethin e Tropojës të Shqipërisë. Fshati Shoshan, i permendur si vendbanim qe ne kohe te hershme, eshte vendosur ne pellgun e Valbones, ne trekendeshin e formuar nga lumi i Valbones, dega e tij Lumi i Gashit (Mollareka) dhe mali qe ngrihet thike ne veri. Ne perendim te fshatit, aty ku nise Gryka e Dragobise (Lugina e Valbones), ka qene nje kala e lashte e njohur nga vendasit si Kalaja e Qytetit.
Në afërsi të fshatit,pranë shtratit të Valbonës, në lartësinë 350 m mbi nivelin e detit gjendet një burim të madh karstik, që del në kontaktin litologjik midis depozitimeve fluvio-glaciare dhe shkëmbinjëve rrënjësore. Forma e tij është ajo e një hinke ku uji del me presion nga poshtë. Ka prurje rreth 1000 l/sek, ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.
Fshati Shoshan është vendi i lindjes i patriotit të shquar të kombit Haxhi Zeka.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësia administrative Margegaj |
---|
Margegaj · Bradoshnica · Çeremi · Dragobia · Fushë-Lumi · Koçanaj · Paqeja · Rragami · Shoshani · Valbona |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Tropojës
- Vendbanime në Shqipëri