Shpejtësia e fazës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dispersioni i frekuencave në grupet e valëve gravitacionale në sipërfaqen e ujit. Pika e kuqe lëviz me shpejtësinë e fazës, kurse pika jeshile lëviz me shpejtësinë grupore. Në këtë rast, shpejtësia e fazës është sa dyfishi i shpejtësisë së grupit. Pika e kuqe i kalon dy pikat jeshile , kur lëviz nga e majta në të djathtë të figurës .
Valë të reja dalin nga pas grupit të valëve , ato rriten në amplitudë derisa kalojnë tek qendra e grupit dhe më pas, zhduken kur arrijnë frontin e grupit valor.
Për valët gravitacionale sipvrfaqvsore, shpejtësia e grimcave të ujit është shume më e vogël se shpejtësia e fazës, në shumicën e rasteve.

Shpejtësia e fazës e një vale është shpejtësia me të cilën faza e valës shpërhapet në hapësirë. Kjo jepet nga madhësia e shpejtësisë me të cilën udhëton faza e çdo komponenti frekuencash të valës . Për këtë komponent, çdo fazë e dhënë e valës (psh, kreshta) do të duket që ushëton me të shpejtësinë e fazës. Shpejtësia e fazës jepet me anë të gjatësisë së valës λ (lambda) dhe periodës T si

Ose, në mënyrë ekuivalente, në terma të frekuencës këndore të valës ω dhe numrit valor k nga formula

Në një mjedis dispersiv , shpejtësia e fazës varet nga frekuenca dhe nuk është e njëjtë zakonisht me shpejtësinë grupore të valës, e cila është shpejtësia e shpërhapjes së ndryshimeve në amplitudë (e njohur si zarfi i valës) .

Shpejtësia e fazës së rrezatimit elektromagnetik mundet , në raste të vacanta , (psh dispersioni anormal) të kalojë shpejtsinë e dritës në boshllëk, kjo në vetvete nuk tregon transferim superluminal të energjisë ose informacionit. Ajo u përshkrua në mënyrë teorike nga fizikantët Arnold Sommerfeld dhe Léon Brillouin. Shikoni dispersioni për një përshkrim të plotë të shpejtësisë të valëve.

Shikoni gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Tipler, Paul A. and Ralph A. Llewellyn (2003). Modern Physics. 4th ed. New York; W. H. Freeman and Company. ISBN 0-7167-4345-0. 222-3 pp.
  • Léon Brillouin "Wave Propagation And Group Velocity" Academic Press Inc., New York and London (1960) ISBN 0-12-134968-3.
  • Main, Iain G. (1988).Vibrations and Waves in Physics. 2nd ed. New York; Cambridge University Press. ISBN 0-521-27846-5. 214-6 pp.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]