Shpirti i fjalës
Shpirti i fjalës me autor Jorgo Bulo. Shtëpia Botuese "Toena".
Libri "Shpirti i fjalës" është shkruar nga koha në kohë, jo si një qëllim më vete, pa ndonjë projekt fillestar, por si një përgjegjësi që kërkuesi ndien ndaj gjithçkaje që lidhet me punën dhe përvojën e tij, me njohjen, kuptimin dhe shpjegimin e letërsisë. E para gjë që mund të thuhet duke e lexuar atë është se në këtë libër nuk ka mure, korniza, data, që shpesh janë kthyer në njëfarë limitus-i. Me fjalë të kursyera, ashtu si vetë titulli i librit, dhe me kërkesën ndaj vetes për të nyjëtuar mendime origjinale, autori udhëton nëpër shekujt letrarë herë si historian i letërsisë, herë si filolog, herë si kërkues në burime, me kompetencën që i jep zotërimi i argumentit të zgjedhur duke kërkuar të realizojë atë që nuk kanë mundur ta bëjnë të tjerët…