Shpresa Vinca
Shpresa Vinca, 1939/1983. Shpresa eshte nje shkrimtare per femije dhe studiuese e folklorit. Shpresa u lind ne Veleshte te Struges. Studimet e Gjuhes dhe Letersise Shqipe i perfundoi ne Universitetin e Prishtines.
Ajo eshte autore e librave, Jeta jone eshte pranvere 1978, O ju moj lule1979, kurse pas vdekjes Shtepia Botuese Rilindja e botoi permbledhjen me poezi dhe tregimi Kur s eshte nena ne shtepi 1985. [1]
Poezite e para, Shpresa i botoi ne revistat per femije, Gezimi, Fatosi, Pioneri, etj. Ajo ishte nje studiuese e zellshme dhe mbledhese e folklorit te treves se Struges. Mblodhi dhe sistemoi perralla, balada, kenge kurbeti, kenge dasmash, kenge pune, anektoda, gje e gjeza etj. Gjate studimeve pasuniversitare, ajo e punoi temen Gruaja ne kenget e dashurise.
Shpresa Vinca, e donte shume punen ne arsim, ajo dha nje kontribut te shquar ne fushen e arsimit, dhe ne poezite e saj ajo shpreh edhe dashurine per femijet dhe nxenesit e saj ne poezine O ju moj lule.
ne vitin 1981, pas protestave te shumta te shqiptareve te Kosoves, kunder regjimit serb, duke e akuzuar si te papershtatshme ideopolitikisht nga regjimi i athershem komunist serb, ajo u largua nga puna nga Shkolla e Mesme Teknike ne Ferizaj. Kete largim te dhunshme nga puna, ajo e perjetoi shume rende, si pasoje gjendja e saj shendetesore iu keqesua shume dhe ne mars te vitit 1983 ajo nderroi jete dhe varros ne vendlindjen e saj.
Per te perkujtuar jeten dhe vepren e saj, sot dy rruge e mbajne emrin e saj, njera ne Prishtine dhe tjetra ne Ferizaj. [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Xhafa Mripa, Alketa (2021). 100 grate pionere te Kosoves. Dukagjini. fq. 170. ISBN 9789951053747.