Shqipëria Politike 1912-1939 (libër)
Shqipëria Politike 1912-1939 libër nga Arben Puto. Shtëpia Botuese "Toena", Tiranë 2009.
I hartuar mbi një bazë të gjerë punimesh, arkivave të brendshme dhe të jashtme, të plotësuar me burime bibliografike dhe dokumentare në rrethanat e reja të lirisë së krijimtarisë, autori u përmbahet rigorozisht burimeve dhe jep gjykimet e tij për faktet dhe ngjarjet, i çliruar nga çdo ndërhyrje jashtëshkencore, i ndarë nga çdo version zyrtar. Vepra është fryt i një punë intensive prej gjashtë vitesh dhe sjell për lexuesin shqiptar historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, që nga Ismail Qemali, e deri në fundin e Mbretërisë së Zogut, me pushtimin fashist të vendit, në prill të vitit 1939. Ideja kryesore që e përshkon gjithë veprën është se, Pavarësia dhe krijimi i shtetit shqiptar janë produkt i lëvizjes kombëtare shqiptare. Libri është botuar nga shtëpia botuese Toena dhe ka 740 faqe.