Shqipëria dhe shqiptarët (Jacques Bourcart)
"Shqipëria dhe shqiptarët" Sinteze e njohurive te kohes mbi gjeologjine, gjeografine, popullsine, etnografine, historine dhe ekonomine e Shqipërise me Autor Jacques Bourcart. Shqipëroi dhe pajisi me shenime Asti Papa. Shtëpia botuese "Dituria", viti i botimit 2004. Faqet e librit 200. ISBN 00027-59-32-1
Një libër i shkruar me dashuri dhe me dore mjeshtri nga një shkencëtar i njohur francez, profesor i Sorbones, Anetar i Akademise se Shkencave, i cili ka bere studime te shumta , qe madje here here kane qene te parat e kryera, sidomos mbi gjeologjine dhe gjeografine e Shqipërise, veçanerisht te asaj juglindore dhe ka shëtitur e ka bere vrojtime shkencore ne pjesen me te madhe te vendit në vitet 1917-1920. Ne perfundim te parashtrimit te tij, ai thekson se Shqipëria është vendi i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, per te cilin "une mund te them vetem fjalet me te mira dhe ta levdoj kete popull te shquar. Tek ai gjeta cilesite me te rralla ne Ballkan....qe tek shqiptaret bashkohen me guximin, trimerine, veprimtarine dhe shpirtin e gjalle dhe te hedhur".