Asti Papa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Asti Papa, Francë 2013.

Asti Papa (lindur më 17 nëntor 1931 në Bari, Itali) është inxhinier gjeolog, doktor i shkencave, profesor dhe përkthyes.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi kreu Politeknikumin e Tiranës punoi për ngritjen e shërbimit gjeologjik të naftës (1951-1954) në Patos. U diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave (1959). Punoi në disa ndërmarrje gjeologjike, ne Institutin e Kërkimeve Gjeologjike, në atë të Naftës dhe të Gazit, në Ekspeditën Detare (1959-1981). Në vitet 1981-1992 punoi në sektorin e Enciklopedisë Shqiptare, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Më pas (1992-1996) ishte konsulent shkencor i kompanisë AGIP për kërkimin e hidrokarbureve në detin Adriatik.

Gjatë veprimtarisë së tij është marrë kryesisht me çështjet e gjeologjisë regjionale. Ka qenë drejtues i studimeve të para stratigrafike për Miocenin (1959-1962), bashkautor i ndarjes tektonike të Shqipërisë (1964) , nismëtar i studimit të shelfit detar shqiptar të Adriatikut (1975), bashkautor i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 1:200 000 (1967) etj. Ka futur për herë të parë në Shqipëri nocionet e sotme gjeologjike të tektonikës së pllakave (1972) dhe ka interpretuar strukturën e Albanideve në bazë të tyre.

Ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë (1989-1998), anëtar i Shoqatës Gjeologjike të Francës (1971).[1]

Një fushë tjetër e veprimtarisë së Asti Papës është ajo e përkthimeve. Ka marrë vlerësimin “Personalitet frankofon i vitit 2013”.[2]

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gjeologjia e Shqipërisë (bashkautor) - Tekst sqarues i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 1:200.000. - Inst. Stud. Proj. Gjeol. Min., Sht. Bot. « Naim Frashëri », Tiranë 1970, 343 f.
  • Bazat e Gjeologjisë – Për degën e Gjeografisë, Fak. Histor. Filol., Drejt. e Botimeve e Universitetit, Tiranë 1971, 380 f.
  • Fjalor i termave të gjeologjisë: shqip-anglisht-frengjisht-italisht-rusisht, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 1988 ,1404 f.[3]
  • Bibliografi e botimeve franceze për gjeologjinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, Qendra e Informacionit dhe Dokumentacionit Shkencor dhe Teknik, Tiranë 2001, 143 f (shqip dhe frengjisht).

Artikuj shkencorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Les molasses éocènes de l’Albanie sud-orientale, Mémoires BRGM, Vol. 58, Paris 1968, f. 663-673.[4]
  • Conceptions nouvelles sur la structure des Albanides., Bul. Soc. Géol. de France, Sér. 7, Vol. 12, N° 6, Paris 1970, f. 1096-1109.[5]
  • Mbi tektonikën e pllakave dhe interpretimin e strukturës së Albanideve në bazë të saj – Nafta e Gazi, N° 4, Fier 1981, f. 3-24.
  • Gjeologjia dhe gjeomorfologjia e shelfit shqiptar të Adriatikut – Studime Gjeografike, N°1, Tiranë 1985, f. 96-116.
  • Jacques Bourcart et les fondements de la géologie alpine de l’Albanie. – Travaux du Comité Français de l’Histoire de la Géologie, Soc. Géol. de France, 3ème Sér., Vol. XIX, N° 12, Paris 2001, f. 135-143.
  • The Adventures of a notion : Albanides.- Albanian Journal of Natural & Technical Sciences, Albanian Academy of Sciences, Tirana 2003, N°14, p. 167-176.
  • Ami Bue : një dashamirës i hershëm i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. – Studime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2006, N° 13, f. 249-268.
  • Montagnes d’Albanie. –La Montagne & Alpinisme, Arkivuar 11 prill 2015 tek Wayback Machine 105e année, N° 3, Paris 2009, p. 58-65 - Papa. A, Onuzi K.

Libra popullarizues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 3, faqja 1928
  2. ^ Diploma nderi për përkthyesit Asti Papa dhe Nasi Lera në Javën e Frankofonisë mars 2013 Arkivuar 1 nëntor 2014 tek Wayback Machine, Shtëpia botuese Dituria, 2 prill 2013
  3. ^ Worldcat.org
  4. ^ BKSH.al
  5. ^ geoscienceworld.org[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Burime të tjera të përdorura në artikull[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Biçoku T. & Koçi M. – Veprimtaria e specialistëve të fushave të gjeologjisë – Shërb. Gjeol. Shqip., Tiranë 2004, faqet 159-160.
  • Demneri I. & Rreli SH. – Tirana – Personalitete në Shkencë- Bot. Shoqata Tirana, Tiranë 2005, faqet 56-57.
  • Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 3, faqja 1928