Jump to content

Patosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Patos)
Patosi
Popullsia
10,000−30,000
Faqja zyrtare[ Bashkia e Patosit]

Patosi është një qytetShqipëri.

Qyteti i Ri Patos. Ndodhet në juglindje të qytetit të Fierit, në rrugën kombëtare Fier-Tepelenë. Një Qytezë industriale e krijuar rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën "zona Patos-Marinëz" (një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë). Patosi është kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri.

Qyteti i Patosit përfshihet në rrethin e Fierit. Ai është qyteti i dytë më i madh pas Fierit, për nga numri i banorëve, në Qarkun e Fierit.

Patosi ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit i shtrirë përgjatë vargut kodrinor cili ndan Fushën e Myzeqese nga lugina e lumit Gjanica. Ky varg kodrinor vazhdon në formë harku përgjatë rrugës Patos-Fier duke përngjarë me një amfiteater natyror. Ai është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë.

Lartësia mesatare e tyre është rreth 200–300 m e cila vjen duke u ulur drejt Patosit derisa zhyten në fushën e Myzeqese. Pika më e lartë e rajonit ndodhet në kodrën e Margëlliçit me kuote 320 m mbi nivelin e detit. Përpara qytetit drejt veriut dhe veri-perëndimit shtrihet fusha e Myzeqesë ndërsa drejt veri-lindjes fusha e Rroskovecit.

Sipërfaqja sipas relievit ndahet në : Fushore 718 ha dhe Kodrinore 1488 ha. Prane qytetit degëzohen rruga Fier-Gjirokastër dhe Fier-Berat të cilat kanë ndikuar në shtrirjen dhe zhvillimin e rajonit. Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Kjo situatë ndikohet nga masat ajrore detare për shkak të distancës relativisht të shkurtër nga deti Adrtiatik (rreth 25 km).

Pallati i kulturës, Patos

Nga ana lindore dhe jugore, vargmalet e larta e pengojnë depërtimin e klimës së ftohtë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore luhatet në 14-15 °C ndërsa temperatura e janarit rreth 5 °C. Reshjet bien kryesisht në formë shiu ndërsa dëbora është dukuri e rrallë.

Gjatë verës bien vetëm 1/10 e reshjeve vjetore gjë që shtron nevojën e ujitjes së tokave bujqësore. Për këtë arësye janë ndërtuar disa liqene artificiale si ujëmbledhësi i Zharrzës, Lalarit, Rrozhdies etj.

Qyteti i Patosit ka 10.000 - 30.000 banorë. Numri i banorëve nuk është aq i ditur, por shumë njerëz kanë emigruar nga ky qytet mbas vitit 2011 (viti ku është regjistruar popullësia e qytetit të Patosit) dhe besohet se qyteti tani ka 10.000 - 30.000 banorë.

Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë si: vëndas Myzeqar ,Skrapari, Labëria, Çamëria e të tjera.

Kultura dhe sporti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra e futbollit e qytetit quhet "Albpetrol", e cila arritjen më të mirë ka daljen në finalen e kupës së Shqipërisë me "Partizanin" në sezonin 93'- 94', si dhe pjesëmarrjen në kupën e kupave të Evropës në sezonin 94'- 95'.

Në Patos, më 1 nëntor të vitit 2016, u themelua dega e një forcë e re kombëtare Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar - Dega Patos[1] .

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



  1. ^ "Sot në Patos, u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar". Portali Informativ Shqipëria e Bashkuar. 1 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2016. Marrë më 12 nëntor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)