Shqipja nëna e gjuhëve
Shqipja nëna e gjuhëve - Origjinali : "Memoria sulla Lingua Albanese". Studim albanologjik me Autor Zef (Xhuzepe) Krispin (Giuseppe Crispi). Shqipëroi : Taulant Hatia. Shtëpia botuese "Plejad" viti i botimit 2009, faqet e librit 96. ISBN 978-99956-762-0-0.
Vështrim mbi gjuhën shqipe ku tregohet natyra e saj si gjuhë e zanafillës dhe gjurmohet lashtësia e largët, deri të pellazgët, frigjët, maqedonasit dhe eolët primitivë dhe që është, në pjesën më të madhe, nëna e gjuhës së lashtë greke.
Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit ?
Dardanët frigj dhe pellazgët, popuj, pa dyshim, më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe...
Gjuha shqipe ka qenë një nga trungjet e para, prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore e helenëve që mahnit dhe kënaq pa pushim të gjithë njerëzit me shije.
Një vëzhgim i ri dhe i rëndësishëm tregon karakterin pellazgjik të gjuhës shqipe, ngaqë, sipas Herodotit, emrat e shumë perëndive greke vijnë nga gjuha pellazge...
Përkthimi cilësor dhe i kujdesshëm i studiuesit dhe përkthyesit Taulant Hatia është pajisur edhe me shënime ndihmëse dhe shqiptimin e termave greqisht.