Shqiptarët - një histori moderne (Miranda Vickers)
"Shqiptarët - një histori moderne" me Autore Miranda Vickers. Shqipëroi Xhevdet Shehu. Shtëpia botuese "Bota Shqiptare", viti i botimit 2008. Faqet e librit 434.
"Shqipëria një histori moderne" rrëfehet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Ajo me shumë kujdes ka tentuar të kalojë nëpër të gjitha etapat e historisë sonë kombëtare. "Në libër, na vijnë shumë detaje e fakte për mënyrën se si janë sjellë qeveritë perëndimore me fatet e Shqipërisë. Fjala vjen, është shumë interesante dhe e paeksploruar asnjëherë deri në fund mënyra se si u copëtua territori shqiptar. Miranda na sjell një histori marramendëse të Shqipërisë në atë kohë, pa lënë mënjanë edhe përçarjet e mëdha të vetë shqiptarëve brenda për brenda", tregon për librin përkthyesi i veprës, Xhevdet Shehu.