Shqiptarët dhe grekët
Shqiptarët dhe grekët libër nga Nuri Dragoj.
"Shqiptarët dhe grekët" është një sintezë e marrëdhënieve midis dy popujve tanë, që herë kanë qenë të trazuara dhe herë kanë qenë të mira. Veçse, duhet theksuar që, vetëm momentet e marrëdhënieve të mira kanë kontribuar në zhvillimin e miqësisë midis dy popujve tanë....
Në libër jepet historia e marrëdhënieve midis dy popujve, që nga kohët më të hershme deri në ditët e sotme. Në marrëdhëniet midis shteteve, deri në kohët e sotme, shteti më i madh e ka konsideruar veten të privilegjuar dhe ka shkelur e mohuar të drejtat e më të vegjëlve. Me shtetet nuk ndodh ajo që ndodh në jetën njerëzore. Më të rriturit ndihmojnë më të vegjlit, duke u dhënë gjithë mjeshtërinë që ata kanë fituar në jetë, edhe kur këta nuk janë fëmijët e tyre. Fëmijët mësohen me dashuri, që të përvetësojnë atë që ka krijuar mendja njerëzore.
Por shtetet, deri tani, janë sjellë ndryshe: u kanë shkatërruar popujve më të vegjël, atë që ata kanë gjënë më të shtrenjtë: u shkatërrojnë kulturën dhe u rrënojnë ekonominë. Këtë autori e vë në dukje që me pushtimin osman. Nën këtë pushtim, Shqipëria përjetoi një dhunë të dyfishtë: Nga Porta e Lartë dhe nga Patrikana greke e Stambollit.