Muzeu Etnografik i Gjirokastrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzeu Etnografik i Gjirokastrës
Shtëpia e Enver Hoxhës
(Muze i luftës N.Ç.)
Muzeu Etnografik i Gjirokastrës
VendndodhjaGjirokastër, Shqipëri
Koordinatat40°04′32″N 20°08′05″E / 40.07561°N 20.13480°E / 40.07561; 20.13480
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
KriteretI
Përcaktuar1886, 10.06.1973
Nr. i referencësGJ136
Muzeu Etnografik i Gjirokastrës is located in Earth
Muzeu Etnografik i Gjirokastrës (Earth)

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës është një muze etnografik në qytetin e Gjirokastrës.[1] Ndërtesa e muzeut është monument i trashëgimisë kulturore.[2]

Muzeu, i ndërtuar në vitin 1966, është ndërtuar në vendin e shtëpisë së lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha në lagjen "Palorto" dhe ofron një pasqyrë të karakteristikave më të mira të një shtëpie tipike gjirokastrite, duke filluar që nga tavanet, sergjenët, dollapët në mur dhe papafingot.[3] Nga viti 1966 deri në vitin 1991, ndërtesa shërbeu si Muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare për qarkun e Gjirokastrës, por pas rënies së komunizmit në Shqipëri u shëndërrua në një muze etnografik.

Në vitin 1997 një sasi eksplozivi e dëmton pjesërisht atë dhe vetëm pas shumë kohësh ajo u rikonstruktua, duke u kthyer në muze etnografik dhe vazhdon të funksionojë si i tillë deri më sot.[3]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Muzeu Etnografik - Visit Gjirokastra, faqja zyrtare e turizmit". Visit Gjirokastra Albania, official tourism page of Gjirokastra region. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2022. Marrë më 2022-07-09.
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.
  3. ^ a b "Turistët vizitojnë shtëpinë e Enver Hoxhës - Telegrafi". Marrë më 2022-07-09.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Muzeu Etnografik i Gjirokastër – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale