Jump to content

Shtëpit Shkolla në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Një kuadër i të gjitha përpjekjeve të pashembullta për vijimin e shkollës shqipe,ndonëse shkollat u dogjën e u shkatërruan, mësimi u zhvillua në shtëpitë, shkollat që liruan e rregulluan patriotët e kësaj treve heroike. Libri “Arsimi shqip në Kosovë,[1] 1990-1999”, na njeh me sfidat e shumta që po kalonte arsimi dhe shkolla si dhe me arritjet dhe aspiratat për të ardhmen e nxënësve dhe studentëve atje.Libri na njeh me ndihmesën e punëtorëve të arsimit, me rolin e  nxënësve dhe  të studentëve,me kontributin e të gjithë atyre kryefamiljarëve të cilët i lëshuan  shtëpitë që të shndërrohen në shkolla, me kontributin e institucioneve profesionale në funksion të arsimit, me kontributin e individëve në krye të institucioneve,të cilët vazhdimisht ishin në ballë të mbrojtjes dhe të udhëheqjes së arsimit,me kontributine e partive politike dhe të shoqatave joqeveritare.Punëtorët e arsimit vazhdimisht,në rrethana okupuese,i edukuan dhe i arsimuan nxënësit dhe studentët, të uritur, të zbathur, të leckosur, të rrahur nga policia serbe dhe të vrarë.Libri paraqet me modesti rolin e arsimit dhe kontributin e të gjithë  atyre kryefamiljarëve që i lëshuan shtëpitë për shkollën shqipe, por, meqë deri më tani pak është shkruar në këtë fushë dhe për të mos e kapluar pluhuri i harresës, autori bën përpjekje të shkruajë për atë që di, si njëri ndër aktorët e këtyre rrjedhave.Shënimet për nxënësit,arsimtarët,kryefamiljarët që i kanë lëshuar shtëpitë e tyre për mbajtjen e procesit mësimor,i ka siguruar në shumë mënyra. Shënimet për secilën shkollë fillore,shkollë të mesme dhe fakultete autori i ka ruajtur me kujdes. Ka pasur besimin të jetë sekretar i Këshillit Qendror të Financimit të Arsimit të  Kosovës  për tri  vite me radhë.Këshilli Qendror për Financim i Kosovës  për  nevoja të  veta  ka grumbulluar  të  dhëna të shumta për nxënës dhe për arsimtarë.Me këto shënime të domosdoshme për financim janë kërkuar edhe shënimet për kryefamiljarët,të cilët i kanë lëshuar shtëpitë  për organizimin  e mësimit, qoftë në shkolla fillore, qoftë në shkolla të mesme.E njëjta kërkesë ka qenë edhe për shkolla të larta dhe për fakultete si dhe për institucionet shkencore, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,Institutin Albanologjik,Institutin e Historisë,Institutin Ekonomik,Institutin Pedagogjik,Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor,për arsimin kombëtar shqiptar,veçanërisht në  vitet e vështira kur Kosova po luftonte për lirinë dhe të drejtat e saj, për çlirim nga mizoria serbe dhe për gjuhën dhe kulturën e saj.Kushtet e punës në këto shtëpi nuk ishin të përshtatshme,  ngaqë  nuk kishte  inventar  të domosdoshëm, nuk  kishte  banka dhe karrige,por me kalimin e kohës edhe në shtëpi-shkolla u bën meremetime dhe përshtatje të konsiderueshme.Vlen të  ceket se,gjatë këtyre viteve, një numër i madh i shkollave ekzistuese u meremetuan,u riparuan, edhe një pjesë e tyre në të gjitha komunat e Kosovës, ku më pak e ku më shumë u ngritën objektet e reja shkollore me vetëkontribut të komunitetit dhe të ndihmuar nga  fondi i Këshillit  Qendror të Financimit të Kosovës.Gjatë atyre 8 viteve të punës jashtë objekteve shkollore, shtëpitë e tyrei kanë liruar mbi 3.200 kryefamiljarë.Disa nxënës të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme si dhe studentët e shkollave të larta dhe të fakulteteve,sipas Marrëveshjes së vitit 1996, janë kthyer në objektet e tyre shkollore në  vitin 1997 dhe 1998.Në vitin 1998,  për shkak të shtrirjes së luftës në tërë territorin e Kosovës,posaçërisht në Drenicë dhe Dukagjin,  shumë shkolla u dogjën dhe u shkatërruan.Në këto zona,procesi mësimor,sidomos në shkolla fillore, u organizua në shtëpi private,në Prizren Gjakovë etj.,ndërsa një numëri madhë i  nxënësve u sistemuan në zonat më të sigurta,sidomos në qytete më të mëdha,Prishtinë, Mitrovicë,Pejë,Prizren etj.Në disa zona të Drenicës, në të cilat popullata ishte sistemuar nëpër tenda në fusha dhe pyje,procesi mësimor është organizuar në tenda,në kushte tejet të vështira.Në Shtator të vitit 1999,të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të shkollave të mesme. si dhe të gjithë studentët e shkollave të larta dhe të fakulteteve u kthyen në objektet e tyre shkollore, me përjashtim të shkollave fillore, shkollave të mesme (Shkolla e Mesme e Mjekësisë  dhe Shkolla e Mesme Teknike)në pjesën veriore të Mitrovicës,Shkollës së Lartë Teknike në Sveçan,Fakultetit të Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë,të cilëve iu pamundësua kthimi në objektet e tyre shkollore.

  1. ^ Kadiu, A. (2024-11-14). "Arsimi shqip në Kosovë: Shtëpit Shkolla në Kosovë". Albanica.al. Marrë më 14 nën 2024.