Jump to content

Shtatë shkathtësitë kalorsiake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtatë shkathtësitë kalorsiake (Septem artes probitatis) paraqet përmbajtjen themelore të edukimit të fëmijëve me origjinë fisnike në Mesjetë. Ky organizim kushtëzohej drejtpërdrejt nga mbajtja e pushtetit të feudalëve laikë, e cila bazohej në forcë, kështu që për ta ishte sidomos i rëndësishëm edukimi ushtarako-fizik. Shtatë shkathtësitë kalorsiake janë

  1. Kalërimi
  2. Noti
  3. Hedhja e shtizës
  4. Skerma
  5. Gjuetia
  6. Shahu
  7. Këndimi