Jump to content

Shtatorja e Zeusit në Olimpia

Coordinates: 37°38′16.3″N 21°37′48″E / 37.637861°N 21.63000°E / 37.637861; 21.63000
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

37°38′16.3″N 21°37′48″E / 37.637861°N 21.63000°E / 37.637861; 21.63000

Shtatorja e Zeusit në Olimpia gjendet në tempullin e ndërtuar, kushtuar zotave në malin e Olimpit, shtatorja u bë në vitin 462 p.e.s. nga skulptori antik, Fidis, në fildish dhe arë. Ajo është e punuar me teknikën krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njëjtat materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Victoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptrit, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë. Skulptura kishte lartësi prej 14 m. Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të takuara në shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (më shumë se të gjitha mrekullitë e tjera) derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë të Teodosit II e dogjën, por ajo nuk u shkatërrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve. Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e olimpiadave greke.